E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncerti ku s’këndoi askush

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 15:14

Është dashur që të performonin hitet e tyre të vjetra, por në koncertin e mbajtur në Kaliforni pjesëtarët e grupit Green Day i ekzekutuan 15 këngë të albumit të tyre të ri, ende të papublikuar.

Green Day mbajti një koncert që i la të habitur adhuruesit e shumtë të tij. Në vend se pjesë e tij të ishin hitet e njohura, grupi vendosi të interpretojë disa “melodi plotësisht të panjohura”. Në fakt, ishin këto këngët që do të publikohen në fund të këtij viti, si pjesë e albumit të ri të grupit.

Kështu, në vend të dhuratës standarde për adhuruesit, kur interpretuesit zakonisht këndojnë një ose dy këngë të reja, grupi, që konsiderohet si më i miri në zhanrin punk, interpretoi 15 këngë të reja, dhe vetëm pas kërkesës së adhuruesve edhe disa të vjetra.

Natyrisht, incizimet dhe xhirimet ishin të ndaluar, megjithëse adhuruesit më këmbëngulës ia dolën të incizonin disa prej këngëve të reja, të cilat pastaj i vendosën në YouTube.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›