E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallucci: KFOR'i ka shkelur mandatin e tij në veri

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 19:12

Ish-administratori i Kombeve të Bashkuara për veriun e Mitrovicës, Gerard Gallucci vlerësoi se KFOR-i me zbatimin e bllokadës për mallin nga Serbia në kalimet në veri të Kosovës, ka shkelur mandatin e tij, siç transmeton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Gallucci në bllogun e tij theksoi se një sjellje e tillë e KFOR-it është e “paligjshme” dhe ka për qëllim izolimin e plotë të serbëve nga veriu i Kosovës, ku nuk veprojnë institucionet e Kosovës.

Ish-diplomati amerikan ka cituar disa dispozita të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244 për Kosovën nga të cilat, siç thuhet, del se KFOR-i ka dalë shumë jashtë kornizës së mandatit të tij kur zbaton bllokadën e importit të mallit nga Serbia, sikurse që nuk ishte në mandatin e komandantit të KFOR-it Erhard Byhler që të negociojë me përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›