E Martë, 3 Nëntor 2026

Koncesioni i sterilizimit, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani dëshmon në SPAK

Vetëm disa orë pasi GJKKO caktoi 8 urdhër arreste në lidhje me koncesionin e sterilizimit, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Cani është thirrur si person në dijeni, pasi në kohën kur është firmosur koncesioni, në vitin 2015, ai ka qenë Ministër i Financave.

Me urdhër të GJKKO, u arrestuan sot (17 gusht) ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili fitoi tenderin.

Ndërkohë janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshe juridike. Detyrim paraqitje është caktuar për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Burazeri dhe Pertef Mersini, të cilët akuzohen për “Falsifikim dhe shpërdorim detyre”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›