Koncesioni minerar, PS dorëzon dosjen e Rulit në Prokurori
Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë Partia Socialiste ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme dosjen që sipas saj tregon shkeljet e ministrit të bujqësisë Genc Ruli.
Deputeti i PS-së Saimir Tahiri dorëzoi mesditën e sotme dosjen e përpiluar nga PS-ja për shkeljet që ish-ministri i METE-s Ruli ka bërë me koncesionet minerare.
Sipas PS-së, ministri Ruli ka marrë disa vendime të kundraligjshme ku një prej tyre është ndryshimi i marrëveshjes koncesionare me një kompani private pa e kaluar fare për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, siç e kërkon në mënyrë taksative ligji shqiptar.