Ngjela: Në janar nisin protestat

“Opozita e Bashkuar” i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestat që do të nisin në muajin janar.
Në një konferencë për kreu i PLD-së Spartak Ngjela duke e cilësuar janarin si muajin e protestave të opozitës i bëri thirrje qytetarëve t`i bashkohen opozitës për të protestuar sipas tij kundër kryeministrit dhe qeverisë së tij të paligjshme.
“Duhet të dalim kundër kësaj qeverie të dështuar, kundër kësaj qeverie e cila është kundër integrimit” theksoi Ngjela.