E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjeter dite aksidentesh 1 i vdekur dhe 4 te lenduar ne rruget e vendit

Serish pergjakje ne rruget e vendit per shkak te aksidenteve. Sot aksidentet kane shenuar nje tjeter viktime dhe se paku 4 vete te lenduar.

Aksidenti me paosje vdekjen e nje te riu 30-vjecar ndodhi ne aksin Lezhe-Milot.
Shtetasi Nikolin Leka 30 vjec ka humbur jeten nderkohe drejtuesi i mjetit te perfshire ne aksident Elson Malaj eshte ne gjendje te rende ne spital- thone burimet policore. Sipas te dhenave mesohet se viktima dhe i lenduari ishin duke udhetuar me nje makine tip Golf me targa LE 7076 A. Policia nuk ka bere ende me dije shkakun e aksidentit.

Nderkohe gjate paradites se sotme kater persona mbeten te plagosur kur nje furgon u perfshi ne nje aksident automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur ne ne rrugen e Zenishtit dhe sipas policise nje vajze 12 vjec eshte ne gjendje kritike per jeten. Shkak i aksidentit dyshohet te jete humbja e kontrollit te mjetit si pasoje e lageshtise ne rruge.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›