“Euobserver”: Ranë dyshimet për emigrantë nga Shqipëria

Agjencia prestigjioze analizon pritshmëritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2011
Agjencia “Euobserver” ka rreshtuar në një analizë atë që vendet e Ballkanit Perëndimor presin në vitin 2011. Së pari, në këtë publikim flitet për Shqipërinë, ku ndërsa thuhet se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, qytetarët e saj do të mund të lëvizin lirshëm në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, hidhen poshtë skepticizmat e atyre që mendonin se drejt BE-së do të ndodhte eksod pas heqjes së vizave për shqiptarët. Sipas “Euobserver” frikën se disa vende të BE mund të përballen me një valë të re të emigrantëve nga Shqipëria janë të pabaza. “Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, qytetarët e saj do të kenë të drejtën për të udhëtuar në shumicën e vendeve të BE-së pa viza. Shumë shqiptarë do të përdorin këtë mundësi në 2011 dhe me të do të kthehen në shtëpi. Frikën se disa vende të BE mund të përballet me një valë të re të emigrantëve nga Shqipëria janë të pabaza. Rreth 1.5 milionë shqiptarë (pa përfshirë ata nga Kosova), kanë mbetur tashmë në vend gjatë 20 viteve të fundit, i patrazuar nga regjimi ekzistues i vizave. Ata që përpiqen të qëndrojnë ilegalisht në BE do të deportohen në shtëpi”, thuhet në analizën e kësaj agjencie. Për sa i përket statusit të vendit kandidat në analizën e “Euobserver” vlerësohet pritja e marrjes së statusit në vjeshtën e 2011-ës. Ndërkohë një vëmendje tërhiqet për politikën, e cila duhet të jetë më bashkëpunuese.
...