Ku s’ka ligj, ka Bollano
Ermal Hasimja
Shumica e analizave të sot me mbi zhurmën e shkaktuar nga vendimet e “Omonia”-s merren me Bollanon ose pasojat e asaj që kërkojnë ati dhe të tijtë. Në fakt, në situatën aktuale, Bollano i ka gjërat në vijë Për të diskretituar paraprakisht sulmet, kërkesave të çuditshme mbi pronat iu shtua edhe kërkesa akoma më e çuditshme për njohjen e gjuhës greke si gjuhë e dytë zyrtare në Shqipëri, përmes paralelizmit qesharak me gjuhën shqipe në Maqedoni. Them për të diskretituar, sepse Bollano mund ta ketë parashikuar me të drejtë se reagimet e para ndaj këtyre kërkesave do të ishin emocionale dhe me një frymë nacionaliste, duke i mundësuar të interpretojë qëndrimet politike si qëndrime kundër të drejtave të njeriut. Me fjalët e Enverit, Bollano është edhe bukë, edhe gjellë. Të paktën kështu po e servir veten. Nga njëra anë ai përpiqet të menaxhojë situatën e krijuar me çështjen e pronave në Himarë e më gjerë, ndërsa nga ana tjetër u jep mundësinë kundërshtarëve të tij të mundshëm publikë të shprehin lehtësisht mllefin që ai u ka ushqyer prej kohësh, jo pa e merituar ndoshta. Por nuk po ekspozon veten, por kundërshtarët e tij dhe të ideve të tij. (Me atë rast u heq mendjen votuesve të tij edhe nga gjendja në të cilën ky zotëri e ka katandisur Himarën). Bravo i qoftë.
Në të vërtetë askush nuk mund ta ndalojë Bollanon dhe “Omonia”-n të kërkojë zyrtarizimin e greqishtes si gjuhë e dytë, apo çfarëdo lloj kërkese tjetër, sado e paarsyeshme dhe e paargumentuar të jetë ajo. Nëse janë të tilla, mjafton të injorohen ose t’u jepet një përgjigje e qartë negative. Si të gjithë shtetasit e tjerë shqiptarë, ai gëzon lirinë e fjalës dhe liria e fjalës përfshin edhe lirinë e provokimit dhe lirinë e thënies së gomarllëqeve publike.
Por, ndërsa çështja e gjuhës duket se ka më tepër formën e shashkës, jo vetëm hutuese, por edhe intimiduese, çështja e pronave duhet marrë seriozisht. Fatkeqësisht, emocionet nacionaliste që ngjall kërkesa e gjuhës, ose edhe ajo e pronave në versionin Bollano, bëjnë të mos shihet qartë pjesa tjetër e historisë. Duke e ekspozuar veten si rrezik publik për sedrën dhe identitetin kombëtar shqiptar, Bollano nuk na le të shohim rrënjët e kësaj situate. Përkundër asaj që njerëzit ndjejnë sot gjerësisht dhe sidomos përkundër asaj që shpallet dramatikisht në media, nuk është Bollano dhe të tijtë që shkaktojnë probleme me ligjin, por është pikërisht moszbatimi i ligjit që ka pjellë Bollanon. Çështja e pronave ka kaq vite që mbahet pezull pa u zgjidhur, duke e bërë qesharak vullnetin tonë për të ndërtuar një ekonomi të vërtetë tregu, duke lejuar abuzimet dhe shtresëzimin e konflikteve sipër tyre. Nëse ajo do të ishte zgjidhur që në fillim, me sado dhimbje që të sillte, jo vetëm që tani do të kishim një tjetër kapitalizëm shqiptar, por nuk do të duhet të merreshim as me probleme si ai që na servir Bollano. Rezultati negativ i shashkave të Bollanos është fakti se ato u ofrojnë mundësinë të fitojnë pikë patriotizmi politikanëve pushtetarë apo opozitarë që janë përgjegjës për situatën që krijoi Bollanon.
Ndërkohë në vend që të merren me problemin e pronave, njerëzit nxiten të kërkojnë që Bollanos “t’i tregohet vendi”, a thua se ky është problemi madhor me të cilin duhet të merremi. Kjo ushqehet edhe nga një dukuri tjetër normale: sa më tepër deficite identitare të kemi brenda sojit tonë, aq më tepër e kemi të nevojshëm identifikimin e një armiku që të na i bëjë t’i harrojmë ato.
Para pak ditësh, në fijen e ekuilibrit diplomatik ku e ka vendosur konteksti i marrëdhënieve me Greqinë dhe problemet e pronave në Shqipëri, Kryeministri Berisha u shpreh se nuk mund të ketë dy ligje, një për Bregun e një për pjesën tjetër të Shqipërisë. Ky është një qëndrim për t’u lavdëruar. Ndryshe nga sa kërkojnë disa atdhetarë më të zellshëm, Bollano nuk mund të shkarkohet apo ndëshkohet se ka thënë diçka që nuk duhet, por vetëm nëse bën ndonjë proçkë madhështore si ajo që propozoi ‘Omonia” në mbledhjen e saj të fundit, për ngritjen e një “komisioni” për zbatimin “fshatçe” dhe jashtëligjor të ndarjes së pronave. Pyetjes nëse shpallja e qëllimit për moszbatimin e ligjit është shkelje e ligjit, mund t’i japin përgjigje vetëm juristët. Sidoqoftë kjo do të ishte një shkelje që e ka konsumuar të paktën gjysma e politikës dhe shoqërisë civile shqiptare.