Mungon serumi, pacientët nuk bëjnë dot tetanozin
Zhduket tërësisht nga qarkullimi serumi antitetanik në qytetin e Fierit.
FIER/ MAJLINDA RAMA
I vetmi medikament që shërben për eliminimin e infeksioneve të marra nga kafshët e tërbuara, gërvishtja me mjete të ndryshkura dhe çarjet nga aksidentet ka mëse dy javë që nuk gjendet si në spitalin e Fierit, ashtu edhe në farmacitë e këtij qyteti. Banorë të ndryshëm, të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit dhe u është nevojitur medikamenti antitetanik, janë larguar prej andej pa marrë asgjë, pasi nuk ekziston më asnjë flakon i serumit në fjalë. "Pësova një aksident të vogël me motor dhe në pjesën e gjurit u çava me një teneqe të ndryshkur. Erdha menjëherë në spital për të bërë tetanozin. Por mjekët më thanë se ilaçi nuk ndodhet në spital dhe duhet ta merrja në farmaci", pohoi 55-vjeçari Izet Memaj, i cili paraditen e së shtunës është paraqitur në urgjencën e spitalit të qytetit me një plagë të shkaktuar nga një metal i ndryshkur. Farmacistë të ndryshëm tregojnë se prej më shumë se 2 javësh medikamenti në fjalë nuk gjendet pasi edhe depot grosiste kanë mungesë të këtij ilaçi, i cili është tepër i domosdoshëm. "Përditë paraqiten raste, ku mjeku i dërgon në farmaci për të marrë serumin antitetanik, por ne nuk kemi. Kemi pasur edhe përplasje me qytetarët të ndryshëm, të cilët na shohin si shkaktarë të gjendjes së krijuar, por nuk është faji i farmacive", thotë një farmacist pranë spitalit të qytetit. Një tjetër farmaciste shprehet për "Panorama"-n se, edhe pse ka kohë që ka kërkuar furnizim, ai kurrë nuk ka mbërritur.
"Serumin e fundit antitetanik, të cilin e shita sot në mëngjes tek një pacient që e kishte kafshuar qeni në këmbë. Kam kërkuar furnizim që kur vura re se medikamenti po pakësohej, por nuk më ka ardhur", u shpreh ajo. Mjekët e cilësojnë alarmante situatën e krijuar, pasi sipas tyre, moskryerja në kohë e tetanosit prej pacientëve mund t'u kushtojë atyre me jetë. Burime nga spitali bëjnë të ditur se, brenda dy javëve të fundit janë shënuar 87 kërkesa për serumet antitetanikë, kryesisht nga persona të lënduar nga aksidentet rrugore. Megjithëse mungesa e këtij medikamenti prej një kohe të gjatë është bërë e ditur në instancat përkatëse, përsëri gjendja vazhdon të jetë e njëjtë.