Kuvendi miraton ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar
15/07/2011 Me 72 vota pro, deputetët miratojnë prishjen e Piramidës
Ndërtimi i tempullit të ri parlamentar pranë Piramidës, do t’i kushtohet 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Pas miratimit dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e mazhorancës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për shembjen e Piramidës e ndërtimin aty të kompleksit të ri parlamentar. Në seancën e djeshme plenare, ashtu siç dhe pritej, në mungesë të deputetëve të opozitës u diskutua dhe më pas u miratua nen për nen projektligji me 9 nene, i propozuar nga 38 deputetë të mazhorancës. Me 72 vota pro, mazhoranca në Kuvend miratoi dje projektligjin “Për ndërtimin e kompleksit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë”. Qëllimi i projektligjit është që të sigurojë që autoritetet kombëtare dhe shtetërore përgjegjëse të bashkërendojnë veprimtarinë e tyre dhe të garantohet kryerja e veprimeve të duhura për plotësimin e procedurave të nevojshme, për realizimin e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar. Gjithashtu, ky projektligj ka si qëllim t’i përgjigjet ndërtimit të kompleksit brenda një afati të përshtatshëm. Për këtë arsye procedurat e parashikuara janë në përputhje me rëndësinë e veçantë të këtij objekti. Ndërkohë, më 24 mars, një juri ndërkombëtare përzgjodhi mes 12 projekteve, atë të studios nga Vjena (Austri) si fituese të konkursit ndërkombëtar për kompleksin e ri parlamentar, të shpallur nga Kuvendi. Qeveria po merret drejtpërsëdrejti me këtë projekt të shpallur nga kryeministri Berisha, si një projekt historik për kremtimin e pavarësisë së vendit.
Relatori i ligjit
Relatori Viktor Gumi, nga foltorja e Kuvendit u shpreh dje se projektligji përcakton bazën ligjore të ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar, si dhe është një procedurë në vijim të konkursit të organizuar ndërkombëtar, mbi bazën e të cilit u përzgjodh nga një juri ndërkombëtare prestigjioze ideja e projektit të kompleksit të ri, si një projekt madhor me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Gjithashtu, Gumi shtoi se në këtë projektligj përcaktohen rregullat dhe procedurat, të drejtat, detyrimet dhe afatet në dispozicion të institucioneve respektive për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar. “Projektligji është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërinë, jurisprudencën e zhvilluar nga Gjykata Kushtetuese, si dhe me legjislacionin tjetër në fuqi”, tha deputeti Gumi.
Vlerësimet
Gjatë diskutimeve deputetët vlerësuan se ngritja e një tempulli të demokracisë me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë është një moment i rëndësishëm, për të cilin duhet të jenë të gjithë bashkë. “Ndihem i nderuar, si të gjithë ju këtu sot, që jam pjesë e këtij vendimi për ngritjen e një monumenti, që do të celebrojë përpjekjet 100-vjeçare për demokraci dhe parlamentarizëm. Sot ka ardhur momenti që më në fund demokracia dhe parlamentarizmi shqiptar të kenë një strehë dinjitoze”, theksoi në fjalën e tij deputeti Strazimiri. Ndërsa relatori i projektiligjit në Komisionin e Ligjeve, Enkelejd Alibeaj u shpreh se do të ndërtojmë një kompleks të ri ku do të gëlojë shpirti i demokracisë. “Besoj se ky është një nga rastet për t’u treguar shqiptarëve që teksa konsideratat që japin për qortimin së paku, të periudhës komuniste duhet të jetë rasti për të na treguar që të gjithë ne të jemi bashkë” tha Alibeaj.