PS në një tryezë me mazhorancën për reformën zgjedhore
15/07/2011 Deklarata e Kastriot Islamit
I vetmi që nuk i është përgjigjur thirrjes së kryetarit Rama për bojkot të punimeve parlamentare deri në shtator, deputeti i PS-së Kastriot Islami, dha dje një deklaratë për mediat nga ambientet jashtë Kuvendit. Islami, i cili ishte i pranishëm gjatë punimeve të djeshme të Kuvendit, bëri me dije se pavarësisht rezultatit zgjedhor, opozita do të vijojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, pasi nuk meriton që të ketë një marrëdhënie të tensionuar me të. “Besoj që Partia Socialiste e ka të gjithë potencialin e saj, pavarësisht nga pakënaqësia lidhur me rezultatin zgjedhor për Bashkinë e Tiranës, për të vazhduar të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar në radhë të parë, sepse është një parti që nuk e meriton të ndërtojë një marrëdhënie të tensionuar me faktorin ndërkombëtar”, theksoi deputeti i PS-së. Gjithashtu, Kastriot Islami u shpreh i bindur se Partia Socialiste do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së ndërkombëtarëve për bashkëpunim me mazhorancën në reformën zgjedhore dhe nuk do të ndërmarrë veprime që nuk janë të denja për forcën më të madhe opozitare në vend. “Duhet pritur raporti i OSBE/ODHIR-it dhe mbi bazën e tij natyrisht duhet ndërtuar e gjithë agjenda për reformën zgjedhore në të ardhmen. Nuk besoj se Partia Socialiste do të kalojë në veprime që nuk janë të qenësishme për forcën më të madhe opozitare në vend”, - u shpreh Islami.