E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu Nano vlere si kryetar ne PS. Nano Takimi me Mediun nje vlere e shtuar

Axhenda e konsultimeve të ish-kryetarit socialist Fatos Nano për presidentin e ri të vendit vijoi sot me një bisedë me kreun republikan, Fatmir Mediu. Pas përfundimit të këtij takimi, Mediu e vlerësoi këtë konsultim si një ngjarje të zakonshme, ndërkohë që bëri me dije për diskutime për zgjedhjen e presidentit të ri dhe me mazhorancën. Por duke qëndruar në këtë takim, Mediu e vlerësoi figurën e Nanos si kryetar i PS. Ndërkohë që ish-kreu i PS-së, Nano e cilësoi takimin me Mediun si një vlerë e shtuar në politikë. Por nga ana tjetër informoi për afrimin e takimit me kryeministrin Berisha, i cili sipas tij është një takim i dorës së parë. Gjithashtu, Nano mirëpriti takimin e zhvilluar mes Ramës dhe Metës.

Në 13:30 kryetari i Republikanëve mbërriti i pari në ambjentet e hotel Rogner, i cili është kthyer kohët e fundit në arenën e aksionint politik të Fatos Nanos në garën e tij presidenciale. 5 minuta më vonë aty u shfaq edhe kandidati për president, i cili ashtu siç pranon edhe vetë pas përfundimit të takimit, vëmendjen kryesore dhe pritshmëritë e tij i ka përqendruar në takimin e fundit të tij lobimit që pret të zhvillojë më kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa kryetari republikan vlerësoi nismën e kandidatit për president Fatos Nano për të shpalosur një platformë publikisht sa i takon ambicies së tij. Por nga ana tjetër ai nënvizoi nevojën e zhvillimit të një proces konsultimi brenda mazhorancës dhe pse, jo shkuarjen drejt votimit me dy kandidatë.

Të dy figurat politike u ndalën tek takimi Meta-Rama duke e cilësuar atë si një zhvillim pozitiv në komunikimin e jetës politike shqiptare e nevojshme kjo për kryerjen e reformave të nevojshme për integrimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›