Fini-Berisha diskutime per projektet e medha energjetike pan-europiane
Gjatë vizitës së tij në Itali, kryeministri Berisha ka takuar edhe Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian, Gianfranco Fini. Kryeministri Berisha ka falenderuar zotin Fini, për kontributin e tij dhe atë të qeverisë e popullit italian për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë, në rrugën e saj drejt demokracisë dhe integrimit euroatlantik.
Nga ana e tij Fini shprehu kënaqësinë e veçantë për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve dhe siguroi Kryeministrin për angazhimin e pandryshuar në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë. Temat me interes dypalësh në marrëdhëniet ekonomike dhe potencialet që Shqipëria ofron për investitorët italianë kanë qenë në qendër të bisedës. Kryeministri Berisha u shpreh se është me rëndësi të madhe paraqitja sa më e mirë tek investitorët italianë e këtyre potencialeve dhe forumet e biznesit, si ai që u zhvillua sot, janë një mundësi e shkëlqyer.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për projektet e mëdha energjetike pan-europiane. Lidhur me këtë u nënvizua interesi strategjik i projektit transadriatik, në kuadër të sigurisë energjetike jo vetëm në Shqipëri dhe në Itali, por dhe në mbarë rajonin dhe Europën. Ndër të tjera kryeministri Berisha e njohu Finin me me zhvillimet pozitive politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Kryeministri theksoi se këto zhvillime kanë ndikuar në një progres të dukshëm në plotësimin e prioriteteve të vëna nga Bashkimi Europian.