Meta-Rama Presidenti te jete garant i Kushtetutes
Kreu i PS-së, Edi Rama dhe ai i LSI-së, Ilir Meta janë takuar për herë të parë që pas shkëputjes së LSI-se nga koalicioni opozitar. Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës publike të kryetarit të PS-së, Rama për të diskutuar lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Kreu i LSI-së, Meta pas takimit deklaroi se vendi duhet të ketë një President kushtetues e konstruktiv dhe se zgjedhja e tij duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës. Ndërkaq kryetari i PS-së, Rama theksoi se Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit dhe po ashtu duhet të jetë garant i Kushtetutës. Kreu i selisë roze u shpreh se do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të mazhorancës qeverisëse dhe vetë kryeministrin, Sali Berisha.