E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca Ipeshkvnore në Tiranë, Berisha: Prania juaj, ndër për cdo shqiptar

TIRANE- Tirana mbledh sot presidentet e konferencave Ipeshkvore Katolike të Europës, në një asamble plenare, e parashikuar të zgjasë 4 ditë. Tema kryesore ku do të përqendrohet i gjithë diskutimi i të pranishmëve, nga të paktën 40 vende të Europës është ungjëllizimi i ri dhe që sipas organizatorëve përbën një tregim të ripërtërirë të përcimit të ungjillit tek njerëzit, në një kohë kur ndryshimet e mëdha demografike të popullsisë, si dhe transformimi i teknologjisë së komunikimit ka kapur majat.

Gjatë konferencës për shtyp kreu i Kishës Katolike Shqiptare Monsinjor Rrok Mirdita u shpreh edhe për censusin, duke mbajtur një qendrim neutral sa i përket vlerësimit të këtij procesi që pritet të nisë në 30 shtator.

I pranishëm në ditën e parë të kësaj konference ishte edhe kryeministri Sali Berisha, i cili falenderoi presidentet e konferencave Ipeshkvnore Katolike të Europës, që zgjodhën Shqipërinë për këtë takim.

“Mbajtja e kësaj konference të rëndësishme në vendin tonë të vogël është një nderim i kontributit të barinjve të kishës shqiptare, të cilët u martirizuan dhe vdiqën në mbrojtje të vlerave hyjnore që besonim”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë deklaroi më tej se të gjithë shqiptarët, edhe pse kanë besime të ndryshme fetare janë të gëzuar sot për mbajtjen e kësaj konference. Kjo, sic tha Berisha, për faktin se respektimi i besimit të njëri-tjetrit është rrënjosur thellë në shpirtin e cdo shqiptari.

Prania juaj këtu është ndër për shqiptarët e të gjitha besimeve. Jemi një komb i vogël por thellë në shpirtin tonë kemi të rrënjosur respektin për fenë e njëri-tjetrit. Historikisht kemi festuar së bashku festat tona, i kemi respektuar ato. Në historinë e kulturës sonë rol më të vecantë kanë pasur udhëheqësit e besimeve fetare, sidomos ata të Kishës Katolike që kanë shkruajtur edhe librat e parë në gjuhën tonë. Në këto 19 vite në rrugën e lirisë ne kemi pasur një udhëtim jo të lehtë, kemi provuar dhimbje e sakrifica por ju garantojmë se ritmet e ndryshimet të këtij vendi janë më të shpejtat që keni dëgjuar ndonjëherë”, deklaroi Berisha.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Konferenca Ipeshkvnore në Tiranë, Berisha: Prania juaj, ndër për cdo shqiptar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›