Greqi, përfundoi takimi i Venizelos me ekipin e Trojkës
ATHINE- 'Pozitive dhe konstruktive’, përshkruhet nga burime në Ministrinë e Financave, klima që mbizotëronte në bisedimet mes Zëvendëskryeministri Evangelos Venizelos me përfaqësuesit e Trojkës sot në Athinë. Në këtë takim të parë u bë një përmbledhje e çështjeve , ndërsa në ditët në vijim do të zhvillohe nnjë sërë takimesh edhe me ministra të tjerë të qeverisë.
Trojka e eksperteve do te miratoje një raport nga i cili varet akordimi i fondit prej 8 miliardë eurosh, por vendimi final do te ndërmerret gjate takimit te eurozonës me 13 tetor, ndërkohë greva e punonjësve te administratës greke vijon. Sot, më herët ata bllokuan hyrjet e disa prej ministrive kryesore, ne shenjë proteste ndaj masave të kursimit të qeverisë Papandreu, ku përfshihen edhe shkurtimet e vendeve te punës.
Ndërsa parlamenti gjerman ka miratuar nje ligj të rëndësishem, të propozuar nga qeveria e kancelares Merkel, per t’i dhënë me shume fuqi fondit të shpëtimit te BE-së, që në thelb është një vote “pro” dhenies se me shume parave borxh Greqisë. Megjithëse debatet ne Bundestag nuk kane munguar, ligji ka kaluar me shumice dërrmuese, edhe pse disa nga deputetet e partisë se Merkel kane votuar kundër.
Ne kete mënyrë Gjermania ka dhënë mbështetjen e saj per rritjen deri ne 440 miliardë euro te fondit te garancisë financiare ne eurozone. Vota pro e parlamentit gjerman konsiderohet e rëndësishme ne procesin e ratikimit te marrëveshjes se arritur mes vendeve anetare te eurozonës ne 21 Korrik.
(m.a/BalkanWeb)