Konferenca, Tirana renditet ndër kryeqytet me zhvillim të lartë
Tirana renditet ndër kryeqytet e Europës që kanë marrë një zhvillim të madh urban dhe ekonomik. Për këtë arsye, Konferenca e Unionit të Kryeqyteteve të Europës Qendrore dhe Juglindore u ndal në Tiranë. Kështu, Tirana u zgjodh vendi mikpritës për Edicionin e 12-të të kësaj Konference të rëndësishme sa i përket zhvillimit të qyteteve metropol, e konsideruar jo më një kryeqytet në transformim, por një metropol në formim. Në këtë takim u diskutuan disa nga çështjet e rëndësishme si: Tirana – metropol, plani rregullues, infrastruktura dhe investimet në shërbimet publike të qyteteve, impakti në mjedis i transportit, energjisë, mbetjeve urbane, impakti social dhe cilësia e jetës, metropolet si qytete turistike dhe mundësitë politike, impakti i decentralizimit në qeverisje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili theksoi rëndësinë e kësaj Konference në shkëmbimin e pikëpamjeve, eksperiencave mes vendeve të rajonit. Unioni i kryeqyteteve të Europës Qendrore dhe Juglindore është një organizatë ndërkombëtare, ku kryeqytetet e Athinës, Beogradit, Bratislavës, Bukureshtit, Budapestit, Kievit, Lubjanës, Nikozisë, Podgoricës, Sarajevës, Shkupit, Sofjes, Tiranës, Vjenës dhe Zagrebit janë anëtare.
Shoqata e Stomatologëve kërkon ushtrimin e kontrolleve në të gjitha klinikat
Shoqata e Stomatologëve i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë ushtrimin e kontrolleve në të gjitha klinikat e kryeqytetit për kushtet e ambienteve dhe profesionalizmit të stomatologëve. Deklarata është bërë gjatë punimeve të Konferencës së 14-të të stomatologjisë. Një pjesë e madhe e klinikave stomatologjike nuk plotësojnë kushtet higjiene-sanitare dhe profesionale, e cila kërkon ndërhyrjen e specialistëve për të kryer verifikimet në terren. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, kërkoi unifikimin e qëndrimeve teraupeutike dhe diagnostikuese në shërbimin e stomatologjisë. Sipas saj, strukturat qendrore dhe rajonale të fushës së stomatologjisë duhet të ushtrojnë një kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm mbi zbatueshmërinë e këtyre udhërrëfyesve, të detyrueshëm për të gjithë stomatologët. Vitin e ardhshëm do të përgatiten udhëzues për shëndetin e gojës, ku qytetarët do të informohen për të gjitha të dhënat rreth kësaj. Kështu, organizatorët e konferencës vunë theksin te hartimi i një strategjie të përbashkët nga Departamenti i Stomatologjisë, së bashku me Shoqatën dhe Ministrinë për shëndetin oral në Shqipëri.
30 Tetor 2008