E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat e 62 kandidatëve që kanë aplikuar për “Akademik i asociuar”



Jonida Tashi

Nis puna për përzgjedhjen e kandidatëve që do të bëhen anëtarë të asociuar të Akademisë së Shkencave. Duke nisur që nga dita e djeshme, komisionet e vlerësimit kanë nisur shqyrtimin e 62 dosjeve të paraqitura nga kandidatët për anëtarë të asociuar. Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, në një intervistë për gazetën “Albania” ka shpjeguar se si do të zhvillohet procesi për përzgjedhjen e 15 akademikëve të asociuar. Gjithashtu, Beqiraj bën të ditur se kandidatët fitues që do të gëzojnë titullin “Anëtar i asociuar” i Akademisë së Shkencave do të bëhen publikë brenda një periudhe kohore prej dy javësh.
Nga 62 kandidaturat e paraqitura për anëtarë të asociuar vihet re se një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë aplikuar edhe për anëtarë të rregullt në Akademi. Zëvendëskryetari i Akademisë shprehet se tashmë aplikimet për “Akademik i asociuar” janë mbyllur në datën 22 tetor dhe pas kësaj date nuk mund të pranohen më dosje. “Janë paraqitur 62 kandidatë midis të cilëve ka edhe nga ta që kanë aplikuar për anëtarë të rregull të Akademisë. Aktualisht ka nisur shqyrtimi i dosjeve që janë dorëzuar”, - pohon Gudar Beqiraj.
Grupet
Para se të niste puna për shqyrtimin e dosjeve kryesia e Akademisë së shkencave ka ngritur dy grupet e vlerësimit, që përbëhen nga anëtar të rregullt të Akademisë. Për këtë Beqiraj shprehet: “Secili grup ka nisur punën për vlerësimin e dosjeve dhe grupet do të punojnë me një ritëm që rezultatet të shpallen brenda 2 javësh”. Pas vlerësimit që do bëjnë grupet përkatës, të cilët janë të ndarë njëri për Shkencat albanologjike, shoqërore dhe humanitare, ndërsa tjetri për Shkencat natyrore, ekologjike dhe teknike, kandidaturat e përzgjedhura prej tyre do t’i paraqiten Asamblesë së Akademisë. Kjo e fundit do të organizojë më pas një mbledhje, ku do të bëhet votimi në mënyrë të fshehtë i emrave të përzgjedhur. Beqiraj sqaron se Asambleja ka të drejtë të rrëzojë rezultatet e grupeve të vlerësimit jo vetëm se është më e madhe në numër, por kjo është një e drejtë që asaj ia njeh edhe ligji për reformimin e Akademisë së Shkencave. Por ai siguron se vlerësimit e bëra nga dy grupet e vlerësimit do të merren parasysh në vlerësimin përfundimtar të akademikëve të asociuar.
Kriteret
Anëtarët e asociuar të Akademisë do të zgjidhen nga radhët e shkencëtarëve me titull “Profesor”, që kanë ose kanë pasur shtetësi shqiptare, të cilët, nëpërmjet punimeve dhe veprave shkencore kanë dhënë ndihmesë të rëndësishme në zhvillimin e shkencës dhe formimin universitar e pasuniversitar të shkencëtarëve të rinj. Anëtarë të asociuar të Akademisë do të zgjidhen edhe nga radhët e shkencëtarëve shqiptarë, që nuk e kanë fituar titullin “Profesor” në Shqipëri, por kanë gradën shkencore “PhD” ose “Doktor”, që punojnë aktualisht pranë universiteteve e qendrave kërkimore jashtë vendit dhe kanë kontribute akademike që tejkalojnë parashikimet e akteve ligjore e nënligjore në fuqi për kërkimin e titullit “Profesor”.
Përzgjedhja e kandidatëve që kanë aplikuar për “Akademik i asociuar” do të kryhet sipas fushave të shpallura, që janë ndarë në dy grupe. Në grupin e parë bëjnë pjesë shkencat albanologjike, shoqërore dhe humanitare. Në këtë grup përfshihen fushat: Albanologji (Gjuhësi, Histori, Arkeologji, Kulturë popullore); Ekonomi-Sociologji, Drejtësi; Art. Ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë shkencat natyrore, ekologjike dhe teknike. Pesë fushat që përfshihen në këtë grup janë: Matematikë e Fizikë; Shkenca inxhinierike; Shkenca mjekësore; Shkencat e tokës, të bujqësisë, të veterinarisë e pyjeve; Biokimi, Biologji molekulare, mikrobiologji e bioteknologji.

Kandidatët për “Anëtar i asociuar”

1.Josif Papagjoni
2.Selim Luku
3.Hektor Çoçoli
4.Emin Riza
5.Afërdita Vevecka
6.Shpëtim Kushta
7.Flamur Tartari
8.Petraq Petro
9.Ethem Lika
10.Fejzi Kolaneci
11.Gjerak Karaiskaj
12.Sotir Temo
13.Emil Lafe
14.Defrim Shkupi
15.Kristaq Kume
16.Marenglen Verli
17.Nikolla Qafoku
18.Fatmir Hysi
19.Ilia Telo
20.Rushan Kocibelli
21.Mark Tirta
22.Tomor Osmani
23.David Luka
24.Petrika Thengjilli
25.Meri Treska
26.Skënder Osmani
27.Eduard Kakarriqi
28.Evis Sala
29.Vjollca Bakiu
30.Rustem Zenelaj
31.Shezai Rrokaj
32.Edmond Dragoti
33.Anesti Kondili
34.Niko Pojani
35.Arian Kadiu
36.Ilir Malollari
37.Alfred Frashëri
38.Migena Bregu
39.Efigjeni Kongjika
40.Esmeralda Uruçi
41.Pirro Miso
42.Skënder Durrësi
43.Nestor Thereska
44.Aleksandër Peçi
45.Agim Ballvora
46.Albert Karriqi
47.Fioralba Cakani
48.Kosta Barjaba
49.Klara Kodra
50.Aurela Anastasi
51.Enika abazi
52.Krenar Peza
53.Fatbradha Bababi
54.Marenglen Spiro
55.Ilia Mikerezi
56.Skënder Kodra
57.Sazan Guri
58.Jera Kruja
59.Luftullah Peza
60.Arjan Durrësi
61.Nazim Gruda
62.Laura Mersini

30 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›