Konferenca e 12-të e kryeqyteteve

Tiranë (start)-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar sot në Tiranë, në Konferencën e Unionit të Kryeqyteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, theksoi rëndësinë e kësaj Konference në shkëmbimin e pikëpamjeve, eksperiencave mes vendeve të rajonit dhe shprehu privilegjin që Tirana u zgjodh vendi mikpritës për një konferencë evropiane të këtyre përmasave.
“Sot kemi nderin që të organizojmë këtu Konferencën e Unionit të Kryeqyteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore dhe t’ju kemi të gjithë të pranishëm, jo më në një kryeqytet në transformim, por në një metropol në formim''-deklaroi Rama, ndërsa ka shtuar se Tirana sot përballet jo me problemin e dikurshëm të një kryeqyteti me rrëmujat dhe mbeturinat e një periudhe lirie pa kufi, pa rregulla, pa asnjë lloj vetëpërmbajtje, mbi një terren jashtëzakonisht të vështirë, të trashëguar nga e kaluara, por me sfida të reja, përpjekjesh të reja, të një kryeqyteti, i cili është në rrugën e formimit si metropol, si një pikë referimi, jo vetëm për Shqipërinë por edhe rajonin e së nesërmes në tërësi''.
Unioni i kryeqyteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore zhvillon konferencën e 12 në Tiranë, duke e konsideruar kryeqytetin shqiptar një histori suksesi. Tema e kësaj konference që do të zgjasë deri më datë 30 tetor është politika dhe programet për zhvillimin e qyteteve-metropol.