E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Shqipëria vend transit për drogën

Vjenë (start)-Organizata e Kombeve të Bashkuara në një raport të saj për trafikun e drogës, Shqipërinë e konsideron si vend transit të këtij trafiku, por jo në listën e vendeve problematike. Në një intervistë për BBC në shqip, analisti pranë zyrës së OKB për drogën në Vjenë, Thomas Pietschman thotë se Shqipëria tani nuk është në mes vendeve më problematike për sa i përket trafikimit të drogës, megjithëse sipas tij atje ka ende probleme, pasi vendi vazhdon të jetë vend transit.

Megjithatë Pietschman, thotë se Shqipëria ka ndryshuar nga disa vite më parë, ku nga viti 2000 e deri në vitin 2004, Shqipëria pati një rritje të madhe të trafikut të drogës, por pas këtyre viteve situata ndryshoi.

“Shqipëria përmendet si vend prodhues i mariuanës. Pjesa më e madhe e kanabisit që gjendet në Greqi dhe Itali vjen nga Shqipëria. Të njëjtën gjë shohim edhe në Serbi, Kosovë dhe Bullgari. Te të gjitha burimi është Shqipëria”-deklaroi Pietschman.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›