E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitucioni, arrestohet 57 vjeçari

Tiranë (start)-Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Sektorin kundër Krimit të Organizuar pranë Policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë sot shtetasin Namik Qerim Cukaj, 57 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë, i proceduar më parë për të njëjtën vepër penale.

Cukaj u arrestua, pasi për një kohë të gjatë shfrytëzonte për qëllime prostitucioni shtetasen D. Zh. duke vënë në dispozicion banesën e tij në rrugën “Shyqyri Ishmi” në Tiranë. Operacioni i koduar “Sarandjoti”, ka çuar në arrestimin edhe të shtetases D. Zh., 20 vjeç, lindur në Sarandë dhe banuese në Tiranë. 20-vjeçarja akuzohet për veprën penale të “ushtrimit të prostitucionit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 50.000 lekë të përfituara nga kjo veprimtari, 4 aparate celulari, një automjet tip “Volsvagen Polo”, si dhe vazhdon puna për verifikimin e llogarive bankare të këtij shtetasi për shumat e përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit, mbajtjes së ambienteve për prostitucion”, si dhe “Ushtrim Prostitucioni”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›