Konferenca e Bërdos acaron situatën në Ballkan
Autori i Lajmit: Redaksia
Në Bërdo, Kosova të shtunën do të marrë pjesë si shtet. E barabartë me republikat e dikurshme të ish-Jugosllavisë, në konferencën kushtuar ardhmërisë së Ballkanit Perëndimor. Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës e kanë konfirmuar shkuarjen në këtë konferencë, pavarësisht dyshimeve të shfaqura rreth emërtimit të shtetit, pas shantazhimit të vazhdueshëm të Serbisë. Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi, të enjten, përsëritën se do të shkojnë në Slloveni vetëm si shtet i pavarur. “Ne e kemi pranuar ftesën dhe do të shkojmë në këtë konferencë”,- konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi. Deri në orët e vona të së enjtes Beogradi zyrtar nuk dha përgjigje, nëse do të marrë pjesë. Presidenti Tadiç ishte takuar edhe nga kryetari i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy, dhe nga Kryeministri slloven, Borut Pahor, të marrë pjesë në konferencë me zgjidhje kompromisi për trajtimin e Kosovës. Tadiç, madje, sipas mediave serbe, ka mbajtur qëndrimin se Kosova duhet të prezantohet me referencën “UNMIK/Kosovo” dhe të përfaqësohet atje në kuadër të UNMIK-ut. Një kërkesë e tillë është hedhur poshtë nga Prishtina zyrtare. Tadiç ka hedhur poshtë kompromisin që në konferencë të shkohet pa siglën e shteteve pjesëmarrëse.
Opsionet
Opsioni i fundit i dhënë nga Serbia është që Kosova të trajtohet me status neutral. Van Rompuy ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Bërdo, në qoftë se atje shkon edhe presidenti Tadiç. Ndërkohë këtë porosi të zyrtarit evropian, raportuesi special në Parlamentin Evropian për Serbinë, slloveni Jelko Kacin e ka cilësuar si të mirë. Ai ka thënë se me këtë rast Tadiç do të dëshmojë nëse Serbia është pjesë e zgjidhjes apo pjesë e problemit në Ballkanin Perëndimor. Sllovenia dhe Kroacia, si vende mikpritëse, janë duke vazhduar përpjekjet që të gjejnë formulën për të siguruar pjesëmarrjen e të gjithë liderëve të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrjen tashmë e kanë konfirmuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë. Ideja e organizatorëve është që pas 18 vjetësh të takohen liderët republikave të dikurshme të ish-Jugosllavisë: Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia dhe, tashmë, edhe me pjesëmarrje të Shqipërisë dhe Kosovës për të debatuar rreth ardhmërisë së këtij rajoni.
Reagon BE
Edhe komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian i ka bërë apel Serbisë që të marrë pjesë në konferencën e Bërdos.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, deklaroi se konferenca që do të zhvillohet në Slloveni, do të japë mesazhe pozitive dhe se atje duhet të jenë të gjithë liderët e rajonit. “Konferenca zhvillohet për bashkëpunimin rajonal dhe kjo është arsyeja që përfaqësuesit e të gjitha vendeve të jenë atje”, - deklaroi Fule. “Sipas kritereve të Kopenhagës, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira mes vendeve fqinje janë të një rëndësie të madhe”, - shtoi ai. Kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç, propozon që Kosova të prezantohet në konferencën ndërkombëtare që do të zhvillohet në Slloveni me status “neutral”.
Sejdiu: “Kosova në Samitin e Bërdos, vetëm si shtet”
NATO-ja është këmbëngulëse për mbështetjen e FSK-së
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, është kthyer dje nga vizita në Bruksel, ku u takua me ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Atlantikut Verior, NATO, në të cilin i njoftoi ata për zhvillimet e përgjithshme të Kosovës, për vizionin e Kosovës për ecje të mëtejshme e posaçërisht për ambicien e saj që të jetë anëtare e NATO-s, në procese normale të përmbushjes së kritereve sikurse edhe vendet e tjera të rajonit. Në një konferencë me gazetarë, me tu kthyer nga Brukseli, presidenti Sejdiu theksoi ti ketë falënderuar ambasadorët e Këshillit të Atlantikut Verior për të gjithë mbështetjen që NATO i ka dhënë dhe është duke i dhënë Kosovës, si dhe ka shprehur përkushtimin e institucioneve të vendit për partneritet aktiv dhe bashkëpunim të thellë me NATO-n. Për sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në takimin e Bërdos, nëse ajo do të trajtohej në ndonjë variant tjetër, i cili nuk do ta trajtonte atë si shtet, presidenti Sejdiu tha se e kemi bërë shumë të qartë se Kosova do të shkojë në samit e trajtuar vetëm e barabartë me vendet e tjera.
BE
Rompuy, jo në Bërdo pa Serbinë
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy, mund të mos marrë pjesë në samitin BE-Ballkani, që do të mbahet këtë të shtunë. Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve AFP, e cila citon një diplomat të Brukselit në lidhje me vizitën e Presidentit të BE-së. Sipas diplomatit, anulimi i vizitës mund të vijë për shkak të “problemeve”, ndërmjet Sllovenisë, Serbisë dhe Kosovës. Sipas diplomatit, ka probleme dhe, nëse ato nuk zgjidhen para së shtunës, nuk pritet që presidenti të marrë pjesë në diçka, që do të përfundojë në një rrugë pa krye. Serbia ka thënë se do të marrë pjesë vetëm nëse delegacioni i Kosovës paraqitet me flamurin e misionit të OKB-së në Kosovë, e jo si shtet i pavarur. Por, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ai do të marrë pjesë në samitin në Slloveni vetëm si përfaqësues i shtetit të pavarur.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2010