Papandreu i kundërpërgjigjet Merkelit: “Nuk dalim nga eurozona”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Shanset që Greqia të dalë nga eurozona janë zero”, -ka pohuar Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, pas sugjerimeve të Kancelares gjermane, Anxhela Merkel, për përjashtimin nga eurozona të vendeve që nuk plotësojnë kriteret fiskale të euros. Papandreu i bëri këto komente pas takimit me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Emanuel Barroso, ku nuk u përjashtua mundësia që Athina zyrtare ti drejtohet Fondit Monetar Ndërkombëtar për një ndihmë financiare. "Sigurisht, unë do të thoja se është zero mundësia e Greqisë që të lërë zonën e euros", - tha Papandreu. Më parë, Merkel tha se Greqia "ka treguar kurajo në miratimin e masave të kursimit që të pakësojë deficitin e saj publik, por sugjeroi se vendet duhet të përjashtohen nga zona e euros, në qoftë se ata nuk përfillin rregullat e saj financiare. Gjermania ka kundërshtuar përpjekjet e Greqisë për të reaqlizuar një marrëveshje për të marrë ndihmë financiare nga disa prej anëtarëve të tjerë të zonës euro, ndoshta në një formë të kredisë dypalëshe. Megjithatë, çështja pritet të dominojnë kur udhëheqësit e BE-së takohen më 25 mars dhe 26.
Qëndrimi i Merkel
Kancelarja gjermane është shprehur kundër ndihmës ndaj Greqisë si dhe ka kërcënuar me përjashtim nga eurozona për të gjitha vendet që shkelin rregullat. Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, u shpreh se dhënia e një ndihme të shpejtë Greqisë, që po lufton me problemet e saj buxhetore, nuk është zgjidhja e duhur, por duhet të luftohet problemi nga rrënjët. "Një shfaqje e solidaritetit të shpejtë nuk mund të jetë zgjidhja e duhur", - sipas kancelares konservatore, e cila u shpreh përpara deputetëve gjermanë. "Përkundrazi, duhet të luftohet problemi që nga rrënjët, madje që Greqia të vendosë vetë rregull në financat e saj publike", - shtoi ajo. "Nuk duhet të japim një ndihmë të parakohshme, por të vendosim rregull në të gjitha këto, diçka tjetër do të ishte fatale", - deklaroi kancelarja Merkel. Gjermania është e tërhequr në dhënien e një ndihme financiare për Greqinë, një opsion që po diskutohet në nivel evropian. Megjithatë, ministrat e Financave të zonës euro përcaktuan të hënën në mbrëmje vijat e përgjithshme të një plani të mundshëm ndihme për Greqinë, në rast se ajo do të ketë nevojë.
FMN
Pas takimit me Barroson, Papandreu ka lëshuar edhe një tjetër deklaratë. Ai ka pohuar se nuk përjashtohet mundësia e marrjes së një huaje nga FMN. Kryeministri grek, megjithatë, nuk përjashtoi mundësinë që ti drejtohet FMN-së për ndihmë, në qoftë se evropianët nuk ofrojnë. "Ne duhet të mbajmë të gjitha opsionet lidhur me mundësinë për çdo gjë", - tha ai. Papandreu ka shtuar se, nëse udhëheqësit e BE-së do të arrijnë në një marrëveshje për ofrimin e ndihmës për Greqinë, nëse është e nevojshme, atëherë kjo do të inkurajonte tregjet për të ulur normën e interesit, e cila tashmë është tepër e lartë duke shkuar në 6 për qind.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2010