E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, dekreton ligjin për kompensimin e pronave

Autori i Lajmit: Redaksia

Presidenti Topi ka dekretuar dje ligjin për krijimin e fondi special të kompensimit të pronave. Kështu në bazë të ligjit nr. 10 239, datë 25.02.2010, dhe në mbështetje të neneneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës Presidenti Topi dekreton ligji për kompensimin e pronave. Në bazë të këtij ligji përcaktohet saktësisht burimi i të ardhurave të këtij fondi, por dhe mënyra e shpërndarjes si dhe përfituesit e tij. Përfituesit nga fondi special janë të gjitha subjektet e shpronësuara që kanë fituar kompensim në baza të ndryshimeve në ligjit nr.9235 datë 29.7.2004, pronarët që kanë fituar të drejtën për shpërblim në përputhje me ligjin nr.9482, datë 3.4.2006 si dhe çdo subjekti që i njihet e drejta e pronës me ligj të veçantë. Pak ditë më parë Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin për krijimin e fondit special të kompensimit, i cli vendos disa risi në kompensimin e ish-pronarëve. Kështu, qeveria detyrohet të përcaktojë një fond çdo vit në buxhet për kompensimin e ish-pronarëve si dhe do të hartojë një vendim për kriteret e ndarjes së këtyre fondeve. Me anë të këtij ligji, rritet sipërfaqja që do të kompensohet. Ndryshe nga ligjet e mëparshme, me këtë ligj, të gjitha të ardhurat që nuk do të jenë vetëm nga buxheti i shtetit, do të grumbullohen në Thesarin e Shtetit dhe më pas Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të bëjë shpërndarjen e tyre. Projektligji i propozuar nga Ministria e Drejtësisë përcakton se burimet kryesore të fondit special të kompensimit do të jenë të ardhurat nga buxheti i shtetit për kompensimin e subjekteve të shpronësuara, të ardhurat nga shitja në ankand e pasurive shtetërore për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave në masën 65 për qind e vlerës së shitjes për objektet dhe 100 për qind e vlerës së shitjes për truallin. Gjithshtu, presidenti Topi , ka dekretuar edhe tre ligje të tjera si: Shpalljen e ligjit nr. 10 241, datë 25.02.2010 “Për simbolet e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri”: Shpalljen e ligjit nr. 10 240, datë 25.02.2010 “Për disa shtesa në ligjin nr. 9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”. Shpalljen e ligjit nr. 10 242 datë 25.02.2010 “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.

Ky lajm është publikuar: 19/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›