E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: “Kompromis me Kosovën, pas vendimit të GJND-së”

Autori i Lajmit: Redaksia

Pas komenteve nga disa qarqe se “Serbia duhet të njohë gjendjen faktike në terren", kur është fjala për Kosovën dhe Metohinë, ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, i cili shpreh se ekzistojnë disa realitete të ndryshme në terren. “Një realitet është se shqiptarët e Kosovës nuk duan të jetojnë nën çatinë e shtetit sovran serb dhe realiteti tjetër është se serbët e Kosovës nuk dëshirojnë të jetojnë nën çatinë e të ashtuquajturës Kosova e pavarur", - ka pohuar Tadiç për një media serbe. Për këtë arsye, sipas presidentit, një kompromis dhe zgjidhje e qëndrueshme mund të arrihet vetëm duke marrë parasysh interesat e të dy palëve. "Ne jemi të gatshëm për të gjetur kompromis, por pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Tadiç theksoi, gjithashtu, se ndërkombëtarët nuk duhet të bëjnë presion ndaj Serbisë, që kjo e fundit të njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, asnjëherë Serbia nuk do të jetë dakord me pavarësinë e Kosovës, por në të ardhmen mund të arrihet një kompromis nëpërmjet dialogut.
Deklarata
Ai theksoi se përvoja tragjike e masakrës, gjashtë vjet më parë, nisur nga shqiptarët etnikë kundër serbëve në Kosovë, është për të tërhequr vëmendjen se rreziku i dhunës në rajonin e Ballkanit Perëndimor është ende këtu. "Situata është ende shumë e paqëndrueshme. Kohët e fundit, liria e lëvizjes së serbëve në Kosovë dhe Metohi është përmirësuar disi, por gjendja nuk është mjaft e qëndrueshme, ndërsa kushtet e jetesës për bashkëkombasit tanë janë, pa dyshim, më të keqe se ato që gjenden në çdo komb në gjithë kontinentin evropian. Qytetarët serbë në Kosovë janë absolutisht njerëzit më të rrezikuar në Evropën e ditëve moderne", - tha Tadiç. "Serbia nuk e pranon dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kështu që nuk ka nevojë për askënd që të bëjë përpjekje për të na bindur për ta bërë këtë, sepse ky është misioni i pamundur", - tha Presidenti. Ndërkaq, për integrimin në Bashkimin Evropian, Tadiç tha se ky proces është duke ecur me hapa të shpejtë dhe do të marrin statusin e vendit kandidat deri në fund të këtij viti. "Reforma të vështira na presin në kushtet e një krize serioze, jashtëzakonisht e vështirë dhe e dhimbshme ekonomike. Por Serbia do të ketë sukses në qëllimet e veta, sepse qytetarët e saj kanë marrë vendimin e tyre për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe asgjë nuk mund ti ndalojë ata për të qenë të barabartë me të gjitha vendet e tjera evropiane në aspektin e cilësisë së jetës dhe standardeve, - përfundoi presidenti serb.
Situata në Serbi
Një tjetër pikë për të cilën ka folur Presidenti serb ka qenë edhe siguria në Serbi dhe lufta që po bënë vendi i tij kundër krimit të organizuar. Tadiç tha gjithashtu se të gjitha institucionet e saj janë të vendosura për të luftuar krimin e organizuar, i cili së bashku me grupet e huliganëve dhe grupet terroriste të shqiptarëve etnikë në Kosovë, paraqesin rrezik të madh për sigurinë kombëtare. "Shtrohet pyetja nëse Serbia do të jetë një shoqëri ligjore, në të cilën të gjithë qytetarët do të jenë të mbrojtur ose do të goditet nga destabilizim kronik, krimi dhe çdo gjë tjetër që e rrezikon rendin juridik. Unë besoj se nuk kemi asnjë alternativë dhe se politika e vendosur në luftën kundër krimit të organizuar është përgjegjësi e të gjithë zyrtarëve të lartë”, - tha Tadiç gjatë intervistës së tij për mediat serbe.

Koshtunica: “Kosova nuk do të jetë kurrë shtet”

Në kuadër të gjashtëvjetorit të masakrës së Metohisë, Koshtunica ka dalë në një deklaratë për shtyp duke sulmuar ashpër Kosovën. Sipas tij, shteti i Kosovës nuk ka për të ekzistuar asnjëherë. “Masakra e kryer më 17 mars, gjashtë vjet më parë, ka qenë me një qëllim, për të përfunduar spastrimin etnik të serbëve dhe asnjë prej ekzekutorëve nuk është dënuar”,- ka pohuar kreu i Partisë Demokratike të Serbisë. Sipas tij, Serbia është një shtet i vjetër, i cili e di se fuqitë e huaja vijnë dhe shkojnë nga Ballkani. "Kjo është arsyeja pse është e shkruar në Kushtetutën tonë se Kosova është një pjesë integrale e Serbisë dhe se e vërteta nuk mund të ndryshohet. Ai gjithashtu tha se sot është momenti i duhur për të dërguar një mesazh të qartë se Kosova mund të përfaqësohet vetëm nga shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanieri, në takimet ndërkombëtare. "Nëse Sllovenia e ka harruar ti përmbahet ligjit ndërkombëtar, është obligim i Serbisë për të kujtuar ligjin dhe të këshillojë atë që të ftojnë Zanierin në takimin e Bërdos", - theksoi Koshtunica. Sllovenia dhe Kroacia janë duke organizuar një takim të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat përfaqësuesit e Kosovës janë ftuar si drejtues të një shteti sovran. Zyrtarët serbë deklaruan se ata do të marrin pjesë në takim vetëm në qoftë se Kosova përfaqësohet në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Serbia brenda vitit merr statusin e vendit kandidat

Komisioneri evropian i Zgjerimit, Stefan Fuele, ka theksuar të mërkurën mbështetjen e Komisionit Evropian për integrimin evropian të Serbisë. Pas takimit me kryeministrin Mirko Cvetkoviç në Beograd, Fuele u tha gazetarëve se diskutimi u përqendrua në nevojën për të mbajtur ritmin pozitiv në integrimin evropian të Serbisë. Ai gjithashtu përmendi hyrjen e Serbisë në një fazë të re të integrimit evropian si një objektiv i dytë strategjik. Në fillim të vizitës së tij të parë në Serbi, si komisioner i Zgjerimit, Fuele tha se rruga për në Bashkimin Evropian është shpërndarë në shumë detyra dhe sfida, por shtoi se, në qoftë se Serbia është me të vërtetë e vendosur në bashkimin me BE, Komisioni do të jetë me të vërtetë i vendosur për të ndihmuar vendin.
Kryeministri i Serbisë tha se vendi i tij ka konfirmuar se ajo është duke shkuar përpara me reformën në thellësi dhe bashkëpunimi i plotë me Gjykatën e Hagës, dhe prandaj pret ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit Serbi-BE. Presidenti Boris Tadiç tha se ai pret që kandidatura e Serbisë në BE do të përcillet sa më shpejt për në Komisionin Evropian. Në një takim me zëvendëskryeministrin e ngarkuar me integrimin evropian, Bozhidar Djeliç, tha se përparësitë e Serbisë përkojnë plotësisht me strategjinë e BE-së 2020.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›