Konferenca e Gjyqesorit Becaj Politika jo me me mosmarreveshje

Konferenca e Gjyqësorit voton për dy vendet vakante për anëtarë të gjykatës së Lartë.
Pjesëmarrja mbi 2/3-at e gjyqtarëve bëri të mundur zhvillimin e votimit.
Një tjetër moment gjatë zhvillimit të Konferencës, ishte kërkesa nga gjyqtari Gjin Gjoni, për dorëheqjen e nënkryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu nga posti.
Nëse kërkesa për dorëheqje nuk do të merrej parasysh nga Spahiu, atëherë gjyqtari Gjoni kërkoi nisjen e procedurave për shkarkim duke e akuzuar se po bën politikë personale.
Përsa i përket funksionimit të Konferencës së gjyqësorit, kryetarja e Gjykatës së Lartë i ka kërkuar politikës që për një moment t’i lërë mosmarrëveshjet dhe të miratojë ligjin për Konferencën, si pjesë e reformave e mirëfunksionimit të gjyqësorit.
Me votim në sallë u skualifikuan pa nisur votimi, dy kandidatët Artur Gaxha dhe Gjin Gjoni, pasi sipas rregullores gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit në Tiranë janë të përfaqësuar në KLD.
Gara është e hapur për 9 kandidatët e tjerë, për të cilët në orët e pasdites pritet të shprehet komisioni i numërimit të votave për anëtarët e KLD-së.