Konferenca e Kryetarëve Hetimi i zgjedhjeve, PS dhe PD nuk bien dakord për objektin
Autori i Lajmit: Suela Topi
Mazhoranca dhe opozita nuk bien dakord për objektin e hetimit për zgjedhjet e 28 qershorit. Edhe pse kanë zhvilluar plot dy orë debate mes tyre gjatë mbledhjes së konferencës së Kryetarëve kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, përkatësisht Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi në prani dhe të kryeparlamentares Jozefina Topalli por dhe nënkryetarëve Ardjan Turku dhe Nasip Naço nuk kanë mundur të gjejnë konsensusin për këtë pikë. Megjithatë ka kanë rënë dakord që dy nismat e dorëzuara në Kuvend nga PS të diskutohen në seancën plenare të 18 marsit. Por ajo çka habitur Patozin në debatin e djeshëm ishte fakti se PS kërkonte shqyrtimin më parë të amendamenteve për komisionet hetimore dhe jo hetimin e zgjedhjeve të qershorit. Ndërsa Ruçi nuk e fshehu pakënaqësinë e diskutimeve të zhvilluara për shkak, se sipas tij mungoi vullneti politik për zgjidhjen e krizës.
Ruçi
Kryetari i sapozgjedhur i deputetëve socialistë, Ruçi nuk doli aspak i kënaqur nga diskutimet e djeshme në Konferencën e Kryetarëve. “Pavarësisht se çfarë u diskutua brenda do të thosha se kjo më shumë se çështje procedurash është çështje e një vullneti politik. Për të shpalosur gjithë përgjegjësinë dhe seriozitetin tonë politik dhe organizativ ne ishim të pranishëm në tryezën e Konferencës së Kryetarëve për të diskutuar rreth procedurave. Për fat të keq nuk lexuam, nuk pamë, nuk dëgjuam ndonjë përmirësim ose preokupim për një ndryshim të vullnetit politik të mazhorancës. Përkundrazi u ndershëm në pretendimet procedurale të cilat zgjatën deri në këtë orë”, - tha ai ndërsa shtoi se përfundimisht u ra dakord që në datën 18 do të diskutohen të dyja nismat si ajo për mendimin e ligjit organik për komisionet hetimore ashtu dhe ajo për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. “Sigurisht aty do të shpaloset dhe vullneti politik i palëve dhe instrumenti i votës së mazhorancës dhe minorancës”- tha ai. Ruçi shtoi se PS do të vazhdojë të bëjë apel dhe të shpalosë gjithë përgjegjësinë për këto nisma të cilat janë një kërkesë e domosdoshme për zgjidhjen e kësaj krize dhe integrimin e Shqipërisë në BE. “Nëse do të ndodhë e kundërta ky do të ishte një lajm i keq për Shqipërinë dhe shqiptarë”, - tha ai për mundësinë e rrëzimit të kërkesave.
Patozi
Edhe kreu i deputetëve demokratë e theksoi mungesën e konsensusit për objektin e hetimit parlamentar ndërsa shprehu habi që PS kërkon më parë shqyrtimin e projektligjit për komisionet hetimore sesa për hetimin e zgjedhjeve të qershorit. . “Ne mbetëm pak të befasuar nga kërkesa e zotit Ruçi i cili kërkonte që nisma e tyre për ngritjen e komisionit hetimor të trajtohej pas shqyrtimit të projektligjit për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore gjë që shkaktoi pak habi sepse ne e kemi konsideruar hetimin e zgjedhjeve si kauzën më të rëndësishme të PS-së në këto 6 muajt e fundit e cila sigurisht mbështetet dhe në legjislacionin në fuqi ku përfshihet dhe ligji për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore”, - tha ai. Patozi pohoi më tej se në emër të mazhorancës ai shprehu gatishmërinë ëpr të diskutuar me PS-në edhe para seancës së 18 marsit në mënyrë që nismat ligjore të pranohen nga të dyja palët. “Unë e ftova me shumë mirëkuptim zotin Ruçi që së bashku gjatë kësaj kohe të ulemi dhe të diskutojmë në mënyrë që ti bëjmë sa më të përshtatshme të dy nismat ligjore të PS në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje për të dyja palët”, - tha ai ndërsa shtoi se “kjo mund të ndodhë dhe para seancës plenare nëse do të ketë vullnet politik nga pala tjetër”.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2010