E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Shkelja e sovranitetit mund të çojë në luftë nukleare

Medvedev duke folur në forumin e Shën Peterburgut (foto Dimitry Astakhov)

Shkelja e principeve të sovranitetit shteteve mund të destabilizojë rendin botërore dhe mund të çojë në luftë apo mund të çojë në përdorimin armëve bërthamore paralajmëron kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev.

Ne kemi parë shumë shembujt të shkeljes së sovranitetit vitet e fundit, është shprehur Medvedev gjatë forumit kombëtar ligjor në Shën Peterburg. Këto veprime mund të çojnë në luftë rajonale. Si dhe, edhe pse nuk dua të frikësoj askënd, mund të çojë në përdorimin e armëve nukleare, ka shtuar ai.

Duke kritikuar ndërhyrjen ushtarake në vende të jashtme, kryeministri rus ka nënvizuar se në shumicën e rasteve pas rrëzimit të regjimeve në këto vende, në fuqi atje vijnë radikalët duke marrë si shembull atë që ka ndodhur në vendet e Lindjes së Mesme. /AFP/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›