E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e Kryetarëve miraton 3 komisionet

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot ngritjen e 3 komisioneve parlamentare, atij të reformës zgjedhore, reformës së Kuvendit dhe komisionit për ligjet me shumicë të miratuar ose ndryshe ligjet me 3/5 e votave.
 

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së kryetarëve të dyja palët kanë rënë dakort që komisioni për reformën zgjedhore do të përbëhet nga 5 anëtarë të mazhorancës dhe 5 të opozitës të cilët do të nisin nga puna për ndryshimet në kodin zgjedhore.
 

Disa ditë më parë kreu i OSBE-së Eugen Wollfarth u këkroi palëve politikë të nisin sa më parë bashkëpunimin për reformën zgjedhore. Në një deklaratë për mediat Ëollfarth e ka cilësuar nisjen e reformës si një nevojë urgjente për vendin ndërsa ka shtuar se tani është koha që t`i hapet rruga këtij procesi.

Gjithashtu të dyja palët kanë rënë dakort edhe për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën në Kuvend si dhe për të ngritjet e komisionit për të shqyrtuar ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.
 

Ndërkohë Partia Socialiste dorëzoi ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, paketën e ligjeve, që kërkojnë 3/5 e votave të deputetëve.
Deputeti Fatmir Xhafa theksoi se axhenda e PS-së për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar ka të bëjë me ndërtimin e në procesi të shëndetshëm dhe në bazë të rekomandimeve të Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›