Konferenca e Kryetarve: Greva mjet sensibilizimi, jo mjet legjitim, lironi parlamentin

Konferenca e Kryetarve tha se greva duhet të zhvendoset jashtë ambjenteve të parlamentit, pasi parlamenti është një vend ku zhvillohen debatet politike. Konferenca fton grevistet të respektojnë rregulloren e kuvendit. Sipas konferences, reforma për kodin zgjedhore për të cilën kanë hyrë deputetët në grevë është realizuar në konsensusin më të madh të mundshëm me partitë e tjera. Gjatë konferences së kryetarve u tha se askush nuk mund të prishë procesin për reformen e kodit zgjedhore, pasi kjo reformë nuk është e njëanshe. Ndërkohë akoma nuk ka përfunduar kjo reformë, sipas konferences së kryetarve, dhe kjo reformë është e hapur dhe synon të përfshijë brënda sajë të gjitha grupet e interesit. Gjatë Konferences së Kryetarve është deklaruar se greva është mjet sensibilizimi për publikun , dhe ajo nuk duhet të përdoret si mjet legjitim.