Studentët e Juridikut protestojnë për godinën
Juridiku ka nisur protestat duke paralajmëruar rrezikun e shembjes së godinës së fakultetit. Në këtë godinë prej afro dy vjetësh, kanë filluar të shfaqen carje të thella në muret e disa auditorëve, cka ka vënë alarmin për rrezikun që u kanoset më shumë se 2500 studentëve. Edhe pse krerët e fakultetit dhe këshilli studentor kanë kohë që ngrejnë zërin për problemin në fjalë, deri më tani, askush nuk ka reaguar për të dhënë një zgjidhje. Studentët deklarojnë se në auditorët që kanë shfaqur shenjat e rrëshkitjes së godinës, çarjet janë thelluar gradualisht. Shkak për këtë situatë është bërë, sipas tyre mosrespektimi i parametrave inxhinierike në realizimin e shtesës së fakultetit të shkencave sociale,e cila është ngitur mbi këtë godinë. Të rinjtë, aludojnë se plasaritjet mund të jenë provokuar edhe nga ndërtimi i disa pallateve pas godinës së fakultetit