Burgaj raporton para perfaqesuesve te konferences Nje OKB

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka raportuar për problemet e diversitetit gjinor në radhët e Policisë së Shtetit. Në takim ishin përfaqësues të grupit të donatorëve pjesëmarrës të konferencës ndërqeveritare e nivelit të lartë për reformën “'Një OKB”.
Në Policinë e Shtetit 9.6 përqind e punonjësve janë femra, por nga këto vetëm 6 përqind kryejnë detyra të mirëfillta policore dhe operacionale. Për herë të parë, vjeshtën e kaluar pati 1650 aplikime nga gra e vajza për t’u rekrutuar në radhët e Policisë së Shtetit. Kursi aktual i patrullës së përgjithshme të policisë përmban 50 për qind studentë meshkuj dhe 50 përqind femra. Objektivat janë që brenda vitit 2015 30 për qind e efektivave të Policisë së Shtetit të përfaqësohen nga femrat.