E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestoheth serish Emiliano Shullazi

Emiliano Shullazi rikthehet në qelitë e paraburgimit të Tiranës vetëm 1 muaj e gjysëm pasi u largua nga aty. Ai u arrestua sërish pasditen e sotme në kryqëzimin e rrugës së Lezhës dhe Shëngjinit pasi në makinën e blinduar me të cilën po udhëtonte iu gjetën nga uniformat blu dy armë zjarri pa leje. Së bashku me Shullazin është arrestuar edhe një person tjetër i identifikuar si Helidon Arizaj. Në maj Gjykata e Tiranës ka vendosur të shpallë të pafajshëm për të disatën herë Emiliano Shullazin, për akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që shoku i tij Gilmando Dani është dënuar me 1 vit burg, po për këtë akuzë. Njeriu i njohur i botës së krimit në vend dhe kryeqytet, i arrestuar të paktën pesë herë për vepra të ndryshme penale, deri në përfshirjen në politikë, trafik droge, mashtrime, plagosje apo vendosje eksplozivi do të përballet edhe një herë tjetër me drejtësinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›