E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, arrestohet vjedhësi i skeleteve njerëzore

Skeletet e 27 grave u gjetën në një pallat në Nizhny Novgorod, tha një burim policie për të përditshmen qeveritare “Rossiyskaya”.

45-vjeçari i dyshuar është një historian lokal, thonë agjencitë ruse të lajmeve. Ai besohet se i ka nxjerrë skeletet e vajzave të reja nga varret e ndryshme dhe i ka veshur me fustane.

Komunikata zyrtare lidhur me çështjen pritet të dalë vetëm ditën e nesërme. Skeletet e vajzave besohet të jenë vjedhur nga disa varreza lokale në Nizhny Novgorod, teksa 45-vjeçari pritet të akuzohet për përdhosje të mbetjeve njerëzore.

I dyshuari ishte specializuar për eksplorimin e varrezave teksa në afatin e shkurtër pritej të publikonte një libër./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-04 14:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›