Ndërkombëtarët do të mbikëqyrin reformat italiane

Marrëveshja është arritur pas bisedimeve të tej-zgjatuara mbrëmjen e së enjtes mes liderëve të eurozonës në kuadër të Samit të G20-ës që po mbahet në Kanë të Francës.
Kryeministri italian Silvio Berluskoni pranoi të kontrollohej nga FMN-ja çdo tre muaj për mënyrën se si implementohen reformat e pensioneve, privatizimeve etj.
“Ne duhej të siguroheshim se qëllimet e italisë janë të besueshme – dhe se po punon për t’i arritur”, tha një zyrtar evropian në kushtet e anonimatit për “Reuters”-in.
“Ne vendosëm që në mbikëqyrje të përfshihet FMN-ja me metodologjinë e saj, teksa italianët thanë se janë të gatshëm për këtë”, shtoi ai.
/Start/F. Prroni/
2011-11-04 13:40