Konferenca e Poznan dhe angazhimi i SHBA për Teknologji të Gjelbër
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës që po mbahet këtë muaj në Poznan, shënon pikë-mesin e Plan-Veprimit të rënë dakord mes palëve nënshkruese të Konventës Kuadër për Ndryshimin e Klimës në Bali, dhjetor 2007. ShBA besojnë se Konferenca do të jetë një hap kyç drejt qëllimit të përbashkët të një arkitekture të klimës globale, e cila do jetë nga pikëpamja ekonomike e qëndrueshme dhe ajo mjedisore efikase, me të gjitha ekonomitë e mëdha si pjesëmarrëse.
Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të kenë një rol udhëheqës në zhvillimin e përgjigjeve të reja globale ndaj ndryshimit të klimës. Viti i kaluar ka qenë një vit i frytshëm, me tri takime të ndërmjetme nën Marrëveshjen Kuadër të Kombeve të Bashkuara si dhe një Takim të Liderëve të Vendeve me Ekonomi të Zhvilluara për Sigurinë e Energjisë dhe Ndryshimin e Klimës, i pari në llojin e vet, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive të 17 vendeve që përfaqësojnë rreth 80% të konsumit të energjisë në botë, prodhimit ekonomik dhe emetimit të gazit serë. Në Poznan, prioriteti më i madh do të jetë ecja më tej mbështetur mbi këto diskutime dhe përgatitja për arritjen e një rezultati efikas në 2009. Ne shpresojmë që Konferenca e Poznan të mund të arrijë një kuptim më të mirë të përparësive dhe pritshmërive. Më konkretisht, ne shpresojmë të biem dakord mbi një plan praktik pune që do të udhëheqë kalimin drejt një kalendari negociatash për rrugën drejt një marrëveshjeje në Kopenhagën në dhjetor 2009. ShBA do të punojnë me partnerët evropianë për këtë përpjekje jetësore.
Çështjet nën diskutim në Poznan nxjerrin në pah rëndësinë e kërkimeve dhe zhvillimit të teknologjisë së energjisë së pastër. Për të adresuar në mënyrë efektive ndryshimin e klimës, nuk kemi nevojë as më pak e as më shumë se për një revolucion teknologjik. Shtetet e Bashkuara po punojnë me Evropën dhe të tjera vende në botë për të rritur tregtinë dhe investimet në teknologjinë e energjisë së pastër. Bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës është thelbësor për arritjen e qëllimeve tona. Për shembull, ne po punojmë me Bashkimin Evropian për të zhvilluar një teknologji të kapjes dhe depozitimit të karbonit.
Një revolucion i teknologjisë së gjelbër kërkon incentiva nga ana e qeverive, partneritete publike-private, dhe një klimë pozitive investimi për të tërhequr kapitale private investimi, burimi i kaq shumë arritjeve në teknologjinë e lartë. Që prej vitit 2001, Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 45 miliardë dollarë në programe për përparimin e shkencës dhe teknologjisë e lidhur me ndryshimin e klimës. Në 8 vitet e fundit, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shpenzuar më tepër se 18 miliardë dollarë në vend për të kryer kërkime, zhvilluar dhe nxitur burime të pastra energjie. Përveç kësaj, ne kemi caktuar 67.5 miliardë dollarë si garanci huaje për teknologjitë që nxisin zhvillimin e teknologjive të energjisë së pastër, përfshirë energjinë nga qymyri i pastër, burimet e rinovueshme, nukleare, rrjete dhe teknologji të tjera të avancuara. Një shembull i partneritetit publik-privat në Shtetet e Bashkuara është Programi i Drejtuesve në Mjedis i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit (EPA). E nisur në 2002, Liderë të Klimës është një partneritet i industrisë me qeverinë që ka përgatitur udhëzime dhe siguruar vlerësim për kompanitë amerikane për t‘i ndihmuar ato në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive gjithëpërfshirëse të ndryshimit të klimës. EPA punon me mbi 230 korporata të mëdha për të ulur emetimet e gazit nëpërmjet teknologjive inovative dhe zgjidhjeve efikase, si centrale energjie me gaz të prodhuar nga landfillet dhe instalimin e paneleve diellore.
Shtetet amerikane dhe pushtetet vendore gjithashtu po luajnë një rol kyç në investimet në teknologjinë e pastër. Deri në fund të 2007-ës shtetet e Teksasit, Kalifornisë, Minesotës, Aiouas dhe Uashingtonit prodhuan 10,510 megavat energji ere, që përbën 11% të prodhimit global të energjisë së erës.
Nga viti 2000 në 2006, ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit me më shumë se PBB i Francës (1.5 trilionë dollarë) dhe popullsia u rrit me më shumë se popullsia e Austrisë dhe Suedisë së bashku (17 milionë banorë), ndërsa emetimet neto të gazit serë në ShBA u ulën me rreth 3%.
Siç e kemi treguar edhe nëpërmjet angazhimit tonë për investime në vend dhe bashkëpunim me parterët ndërkombëtarë, teknologjia është një mjet thelbësor për përgjigjen ndaj sfidës së ndryshimit të klimës në botë, në mënyrë që të mund të ndihmojë, jo dëmtojë ekonomitë tona, pavarësisht sfidave të tanishme ekonomike me të cilat përballemi. Me mbledhjen e përfaqësuesve nga e gjithë bota në Poznan, ShBA presin të përcaktohet një plan pune objektiv, i cili do të udhëheqë negociatat vitin e ardhshëm në Kopenhagën për një marrëveshje të qëndrueshme nga ana ekonomike dhe efikase nga pikëpamja mjedisore.