Historitë e parrëfyera të cirkut shqiptar
Sot është një vend që përpiqet t‘i shpëtojë agonisë, dikur një arenë e vërtetë arti magjik. Më shumë se gjithçka, nga cirku shqiptar ka mbetur kujtesa dhe një material fotografik që ndërton vizualisht historinë. Shënohen plot 75 vjet nga koha kur ky art nisi të praktikohej edhe në Shqipëri. Nxitja do të vinte pikërisht nga disa artistë të huaj endacakë, të cilët pas vitit 1929 do të mbërrinin edhe në Tiranë. Pas asaj kohe, dalin në skenë emra të rinjsh që tentojnë iluzionin (Ali Duma), apo që mbajnë ekuilibrin në tela të tendosur nëpër shtylla e pa asnjë kusht sigurie siç ishte Ali Xhixha. Për vite me radhë cirku do të njihte kohë të arta dhe një publik që ndiqte me dëshirë artistë të njohur. Përmes kujtimeve dhe materialeve të shkruara, Kujtim Dumi, i cili sot punon si mjeshtër në cirkun e qendrës kulturore "Tirana", sjell historinë në një libër. "Cirku shqiptar 1933-2008", botim i "Toenës", risjell në kujtesë një sërë figurash, shumica në pension, që ngritën në kult këtë art. Ismail Reka, Abdyl Karakashi, Telat Agolli, Bajram Kurti, Bardhyle Jareci, Gjyzepina Prendi, Skënder Plasari e më vonë Arjan Miluka, Mynevere Disha, Vitore Rasha, Skënder Sallaku, Hamdi dhe Gjyslime Petrela, Bardha Alla e shumë të tjerë do të rroknin pothuajse çdo cep të Shqipërisë. Fotografi të shumta, të cilat janë mbledhur e realizuar nga mjeshtri i ekuilibrit Hamdi Petrela, ilustrojnë këtë historik të cirkut shqiptar. Pjesë e këtij rrëfimi janë edhe ngjarje të veçanta. Ata kanë përjetuar jo vetëm sukseset, por janë bërë dëshmitarë edhe të djegies së tendës, të shembjes së saj, apo edhe të arrestimit të kolegëve për llogari të Partisë. E po ashtu nuk i shpëtuan dot as ndikimit të saj. Disa gjurmë kanë mbetur si dëshmi të asaj kohe. "Lavdi PPSH" mbahet në duar nga artistët, apo parulla të tjera shihen të vendosura në arenën e shfaqjeve. Por edhe këto janë pjesë e historisë. Ashtu siç Dumi tregon edhe për mentalitetin që duhej përmbysur për femrat të cilat donin të merreshin me cirk. Rikthimi i kësaj të shkuare përballet me të tashmen, të cilën shumë nga artistët e cilësojnë të dhimbshme për kushtet e punës, pagesat dhe mbështetjen e munguar për pasionin e tyre.
Djegia e tendës në Himarë
Aktiviteti i të vetmit cirk profesionist në vendin tonë në mënyrë të natyrshme i pushtoi të gjitha rrethet e Shqipërisë. Ajo bërthamë e vogël fillestare e vitit 1952 kishte shpërthyer me të gjithë forcën, me të gjitha energjitë dhe me të gjitha ngjyrat, aq sa skena nuk e nxinte më. Ekzekutimi i numrave me bambu, me biçikleta, me trapeza e me pedale, kërkonte krijimin e hapësirave dhe lartësive të reja për artistët akrobatë, tashmë ishin pjekur kushtet dhe kishte ardhur momenti i zgjerimit, i pajisjes me një shtëpi më të madhe e më të përshtatshme. Duhej një arenë. Iniciator i kërkimit të saj ishte Telat Agolli. Pikërisht në kulmin e aktivitetit, të shkëlqimit, të simpatisë së përgjithshme, ndodhi diçka e papritur. Në vjeshtën e vitit 1975, gjatë turneut në Himarë skena mori flakë. Përpjekjet e artistëve dhe banorëve të zonës nuk mundën ta shuanin atë. Gjithçka që ndodhej brenda saj u shkrumbua. Nga e gjithë ajo madhështi e cirkut tonë, në Tiranë u kthye vetëm një kamion me djegurina dhe trupa e trishtuar e artistëve. Në kushtet e arenës, shumë nga dëmet e shkaktuara mund të ishin evituar, pasi baza materiale, rekuizita dhe gardëroba do të ishin të shpërndara e të sistemuara, ndryshe nga skena ku ato ngjiteshin në një hapësirë të vogël. Si do të shkonte halli i cirkut? Do të shpërbëhej, apo do të vazhdonte ekzistencën? Një atmosferë ankthi, frike dhe pasigurie ndihej në radhën e drejtuesve, artistëve dhe punonjësve të tjerë të cirkut. Por, pikëpyetjet u shpërndanë shpejt, sepse puna plot mund e sakrifica dhe suksesi i madh i shfaqjeve të cirkut, kishin fituar simpatinë e shtetit të asaj periudhe që ndërhyri dhe mbështeti fuqishëm ringritjen dhe fuqizimin e këtij arti. U bë edhe më e bukur dhe moderne baza materiale, rekuizita e gardëroba, u blenë e u përgatitën kafshë të reja, por më të rëndësishme nga këto masa ishin dërgimi i një grupi artistësh për një specializim njëvjeçar në Kinë, në tetor 1975 dhe blerja e arenës nga pranvera e vitit 1976.
...Veçse surprizat negative për cirkun tonë nuk kishin mbaruar. Në muajin gusht të vitit 1976, gjatë një turneu në Sarandë, në një ditë të kthjellët, drejt artistëve të cirkut erdhi një "rrufe". Artisti i popullit, Telat Agolli, u arrestua për veprimtari armiqësore, agjitacion e propagandë. Kohë paradoksesh, kohë çudirash! Për artin e cirkut ky ishte një tjetër grusht i padrejtë, një moment trishtimi dhe hutimi, por kolektivi i cirkut të Tiranës gjeti forca dhe energji ta menaxhonte edhe këtë situatë delikate.
Shembja e tendës në Shkodër
Ky aktivitet intensiv në vitet ‘80-‘84, krahas suksesit të padiskutueshëm pati si bashkudhëtare edhe mjaft të papritura. Në muajin qershor të vitit 1985, pas afro 30 ditë shfaqjesh të pandërprera në qytetin e Shkodrës, artistët u lejuan të kthehen pranë familjeve për një ditë pushimi. Pikërisht atë ditë, në datën 17, rreth orës 18.40 minuta, kur salla duhej të ishte plot me publik (mbi 500 veta), ndodhi një nga ngjarjet më të rënda në historinë e cirkut tonë. Një erë shumë e fortë bëri që konstruksioni i arenës të mos rezistonte dhe dy antenat kryesore u shembën përtokë. Gjatë rrëzimit ato morën me vete tendën dhe kolonat e vogla metalike. Fati ruajti jetë njerëzish dhe emrin e mirë të cirkut.
Partia dhe Cirku
Megjithëse arti i cirkut në pamje të parë duket larg politikës dhe i vështirë për t‘u përdorur prej saj, nën presionin dhe kërkesat e vazhdueshme të sistemit monist të asaj kohe, në shfaqje depërtuan elementë të realizmit socialist. Ato u konkretizuan në tekstet e shfaqjeve, në skenografitë e tyre, në parullat e ndryshme dhe flamujt që shpaloseshin gjatë ekzekutimit të numrave dhe tek-tuk në disa elemente të akrobacisë statike e dinamike.
Paragjykimi
Kur vajzat nuk i linin të bënin cirk
...Sa i përket grupimit të vajzave, ai erdhi edhe si nevojë e eliminimit të një fenomeni negativ, që lidhej me mentalitetin e kohës. Shumë prindër i largonin vajzat nga angazhimi në cirk, pasi ato arrinin moshën e pjekurisë, duke çuar dëm gjithë mundin e përgatitjes së tyre disavjeçare e duke krijuar probleme serioze në mbarëvajtjen e shfaqjeve. Përkundrazi, trajtimi i tyre si një grupim i veçantë me ditë e orare provash më vete, serioziteti dhe përkushtimi i drejtuesve, të cilët ishin prindër të dytë për to, bëri që ky fenomen negativ të kapërcehej me sukses. Ajo iniciativë padashur bëri që Shqipëria, si pak vende në botë, të guxonte hedhjen e një hapi të veçantë profesional. Eksperimenti i parë me grupin e vajzave u bë në vitet 1966-1967, kur ato morën pjesë në Festivalin e Parë për Fëmijë të Estradave Profesioniste, që u zhvillua në Shkodër.