E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Reuters: Familjet nga Shqipëria ndihma emigrantëve në Greqi

Shumë emigrantë shqiptarë të cilët prej vitesh kanë qëndruar në Greqi të
punësuar së fundi po kthehen në atdhe për shkak të krizës së rëndë ekonomike në vendin fqinj.
Reuters në një speciale mbi këtë fenomen, thekson se disa prej emigrantëve tashmë kanë nisur të kthehen duke besuar në një perspektive më të mirë ekonomike në Shqipëri.
"Unë kurrë nuk kam parë ekonomi në gjendje aq të keqe," tha Agim Aliaj, një piktor 48-vjeçar, që është kthyer në Shqipëri në mars, pas dështimit për të gjetur punë të rregullt në Greqi për muaj të tërë.
"Ka qenë e pamundur për mua të dërgoj para në shtëpi për një vit e gjysmë. Problemet e tyre (Greqisë) do të ndikojë në ne, është shumë e vështirë.", tha ai.
"Shqiptarët përbëjnë një nga grupet më të mëdha të punëtorëve të huaj në Greqi, vlerësohet se ata kapin numrin 650.000 deri në 800.000.
Që nga fillimi i krizës financiare globale, problemet e punëtorëve shqiptarë emigrantë në Greqi dhe Itali, Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara janë reflektuar në rënie të dërgesave të tyre në atdhe.
Në 2009 remitancat arritën në 780,milion euro, baras me nëntë për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë. Kjo krahasuar me vitin 2008 kur remitancat ishin 833 milion euro dhe me 2007 951 milion euro" thuhet më tej në Reuters.
Remitancat do të bien edhe më tej dhe papunësia mund të rritet nëse numri i emigrantëve që kthehen vazhdon të rritet.
Reuters duke cituar piktorin Aliaj thekson se ai është shprehur se mijëra shqiptarë janë duke luftuar të qëndrojnë në Greqi duke shpresuar se ekonomia do të përmirësohet.
Familjet e tyre nga Shqipëria u dërgojnë duhan, fasule dhe patate nëpërmjet autobusëve pasi jeta në Greqi është e vështirë.
Si shumë të tjerë, ai ishte tunduar që të qëndrojnë në shtëpi dhe kultivimin e tokës në fshatin Kuc ku ka gruan e tij, vajzën dhe djalin.
Aliaj është i vendosur ta kultivojë tokën për duke iu referuar ngjarjeve të pak viteve më parë kur bashkëfshatarë të tij i hodhën në lum mollët dhe qepët për shkak të mungesës së tregut, shpresat janë të pakta.
"Në pikën e kalimit të kufirit të Kapshticës me Greqinë, oficerët thanë se numri i shqiptarëve që kthehen ishte rritur kryesisht nga zona e Selanikut" thekson Reuters.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›