Shqipëria në BE, ministrat e Jashtëm pranojnë aplikimin
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pranuan zyrtarisht aplikimin e Shqipërisë për tu bërë anëtare e BE. Vendimi pritet të miratohet nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, gjatë një takimi dyditor që nisi dje. Ky është hapi i parë i një procesi të gjatë për një anëtarësim të mundshëm në bllok. Në konferencën kryesore për shtyp në mbrëmje, në përfundim të mbledhjes, Këshilli do ti kërkojë Komisionit të përgatisë opinionin mbi gatishmërinë e vendit për të fituar statusin kandidat në BE dhe hapjen e negociatave për anëtarësim. Shqipëria aplikoi më 28 prill 2009. Nga momenti që Komisioni do të dërgojë pyetësorin qindra faqesh ndaj autoriteteve shqiptare, përllogariten afro 18 muaj deri në publikimin e opinionit të Komisionit. Teknikisht komisioni vlerëson se i nevojiten 12 muaj, pas marrjes së përgjigjeve nga Tirana zyrtare që të vlerësojë nëse Shqipëria është ose jo në gjendje për të kaluar në fazën tjetër të procesit integrues në Bashkimin Evropian.
Vendimi
Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian ranë dakord që të mbështesin aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim eventual në familjen evropiane, një hap ky në procesin e gjatë drejt anëtarësimit në bllok. Vendimi i tyre ishte në vijim të qëndrimit të ambasadorëve të 27 vendeve anëtare, të cilët pak ditë më parë kanë rënë dakord që ti kërkojnë Komisionit Evropian të përgatisë një vlerësim për gatishmërinë e Shqipërisë për të nisur bisedimet për anëtarësim. Ky qëndrim i Bashkimit Evropian u paralajmërua po nga komisioneri për Zgjerimin, Olli Rehn. Gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta, të zhvilluar në Bruksel ai konfirmoi se ambasadorët e COREPER-it të vendeve anëtare të BE kanë diskutuar tashmë mbi statusin e Shqipërisë dhe pritet shumë shpejt që Këshilli do ti kërkojë Komisionit Evropian të përgatisë AVIS në nëntor për aplikimin e Shqipërisë për statusin kandidat. Pyetjes se po pritet së shpejti mandati nga Këshilli për aplikimin për ti dhënë një AVIS nga Komisioni për aplikimin e Shqipërisë dhe, nëse do të merret Komisioneri me aplikimin e Shqipërisë apo jo, Rehn iu përgjigj: “Me sa kuptoj, vendet anëtare e kanë diskutuar këtë çështje në COREPER dhe ka një shans të mirë që vendimi teknik për ti kërkuar Komisionit që të përgatisë AVIS do të merret nga Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë, në nëntor. Ka një shans të mirë për këtë dhe unë do ta mirëprisja këtë, sepse koha tashmë ka ardhur. Ne do të fillojmë sipas procedurave tona normale të përgatisim opinionin. Me këtë dua të them se unë nuk do ta përgatis këtë vetë gjatë periudhës së Krishtlindjeve, prandaj sipas mendimit tim, kjo do të bëhet nga Komisioni i ardhshëm dhe sigurisht Komisioneri përgjegjës për zgjerimin në komisionin e ardhshëm është ai që do të ngarkohet për përgatitjen e opinionit mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE”.
Ky lajm është publikuar: 17/11/2009