Gjana: Titujt e pronesise, angazhim serioz i qeverise
Ministri i Bujqesise, Jemin Gjana ka refuzuar dje te jape shpjegime ne lidhje me menyren e verifikimit te titujve te pronesise per tokat bujqesore ne tere vendin. Duke deklaruar se kjo eshte nje nder gjashte ceshtjet tjera me te rendesishme, ai ka preferuar vetem te shprehet se kishte dale per te bere analizen e 7 mujorit te punes se dikasterit qe ai drejton. Ai deklaroi diten e djeshme ne nje konference per shtyp se ligji i ri i miratuar ne Kuvend per verifikimin e titujve te pronesise do te jape me ne fund edhe drejtesine e merituar ne lidhje me ceshtjen e tokes ne vend. Keshtu ne nje konference ku renditi edhe arritjet e ministrise se Bujqesise per 7 muajt e kaluar, duke u shprehur se raporti i FMN kishte te bente me rezultatet e vitit 2007 per bujqesine, Gjana nenvizoi njeheresh se ky ligj eshte edhe angazhimi kryesor dhe me serioz i qeverise ne lidhje me kete ceshtje. "Angazhimi me serioz i qeverise aktuale mbi token bujqesore, ne harkun e 17 viteve do te vere ne vend drejtesine, per te luftuar korrupsionin dhe abuzimin ne nje proces dhe mbi nje prej pronesive me te medha qe ka kaluar nga shteti tek privati", deklaroi Gjana ne konferencen per shtyp. Nga ana tjeter ministri i Bujqesise, Gjana e ka konsideruar edhe si nje arritje te madhe dhe si nje nder sukseset me te medha te 17 viteve te fundit, raportin e kesaj ministrie ne lidhje me ceshtjen e pronave. Pas miratimit te ligjit per titujt e pronesise ne menyre te perseritur kryeministri Berisha ka deklaruar se me kete ligj me ne fund do te zgjidhen edhe ceshtjet e padrejta me pronen edhe abuzimet me te.