E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferencë për decentralizmin e rajoneve

Drejtuesit vendor duhet që të ndërrmarrin iniciativa dhe politika për zhvillimin e rajoneve dhe nuk duhet të ndikohen apo pengohen prej ndryshimit të qeverisjes qendrore. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetsim në një tryezë diskutimi për këtë çështje diskutuan rreth rëndësisë së rajoneve në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
I pranishëm në këtë tryezë këshilltari i kryeministrit Ylli Asllani deklaroi se zhvillimi rajonal është i rëndësishëm dhe për këtë Shqipëra po ecën drejt decentralizimit.
Reforma e Decentralizmit në Shqipëri filloi pas miratimit të Kushtetutës por një prej problemeve që shtë vënë re është përcaktimi jo i qartë në ligj i funksioneve dhe kompetencave të Qarqeve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›