Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zotit Srgjan Kerim
Kryeministri Berisha: Sapo përfunduam një diskutim shumë miqësor dhe të frytshëm me Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, zotin Srgjan Kerim, i cili viziton për herë të dytë Shqipërinë, të paktën gjatë kësaj periudhe që unë jam kryeministër.
E informova zotin Kerim për tërësinë e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, rezultatet e tyre në luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, përmirësimin e klimës ekonomike, etj. Në mënyrë të veçantë shpreha vlerësimin tim të madh dhe falënderimin për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me OKB. Në kuadrin e iniciativës “Një OKB”, Shqipëria është përzgjedhur si një vend pilot dhe unë mund të pohoj publikisht, ashtu sic informova dhe mikun tim se e gjejmë këtë iniciativë shumë të çmuar. Kjo iniciativë mundëson një koordinim shumë herë më të mirë të bashkëpunimit të të gjitha agjencive të OKB-së, duke u dhënë një mundësi të ecin më shpejt, si dhe shmang mbivendosjen. Pra e konsideroj shumë të dobishme. Së bashku me zotin Kerim dakord që në Tiranë të organizohet një aktivitet lidhur me këtë iniciativë , ku të ftohen edhe vende të tjera nga kontinente të tjera që janë pjesë e kësaj iniciative, me shpresën që kjo eksperiencë e vyer të progresojë dhe të hapet me shpejtësi edhe në vende të tjera.
Presidenti i Përgjithshëm i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, zoti Srgjan Kerim: Është gjithmonë një kënaqësi për mua të jem i ftuar i kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha. Kjo është një vizitë pune ku ne shkëmbyem pikëpamjet tona lidhur me prioritet më të rëndësishme të agjendës së OKB-së. Vlerësimi im i përgjithshëm është se Shqipëria mbetet një aset shumë i çmuar i Kombeve të Bashkuara dhe një kontribuues shumë i çmuar i kombeve të Bashkuara. Shqipëria është një kontribuues shumë i mirë dhe mbetet një vend i përshtatshëm, për sa i përket programeve të Kombeve të Bashkuara, siç është ai i ndryshimeve klimaterike.
Shqipëria mbetet, ndër të tjera, një kontribuues i fuqishëm, për sa i përket të zbatimit të strategjisë së OKB të luftës kundër krimit të organizuar. Qeveria e Shqipërisë nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, ka marrë vendimin për të qenë një ndër ato tetë vende pilote në këtë insiativë të Kombeve të Bashkuara. Ky qëndrim i Shqipërisë është shumë i saktë dhe i drejtë, duke u bazuar në pesë shtyllat kryesore të programit “Një OKB. Agjenda për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë, përbëjnë prioritetet kryesore të vendit.
Mënyra më e mirë për të forcuar institucionet dhe shtetin ligjor, është lufta kundër korrupsionit dhe ne kemi rëndë dakord me Kryeministrin Berisha se për të luftuar korrupsionin nuk vepron vetëm sistemi i drejtësisë, por edhe zhvillimi i tërësishëm i ekonomisë.
Unë e përshëndes mendimin e Kryeministrin Berisha për të organizuar në Shqipëri, aktivitetin e tetë vendeve pjesëmarrëse të programit “Një OKB”.
Falënderoj edhe njëherë KM për mikpritjen.
Pyetje: Kryeministri Berisha ka hedhur idenë për krijimin e një centrali bërthamor. A e inkurajoni ju këtë ide?
Zoti Sergjn Kerim: Së pari dua të sqaroj diçka kur flasim për ndryshimet klimaterike. Në këtë rast kemi të bëhjme me ruajtjen e ambientit , por kjo nuk do të thotë që se ruajtja e ambientit të pengojë zhvillimin ekonomik të një vendi. E drejta për zhvillim ekonomik është një e drejtë e vendeve në zhvillim, sic është edhe Shqipëria. Kështu që çdo lloj burimi energjie që Shqipëria vendos të zhvillojë, që mund të jetë energji diellore, energjia e eres, energjia nukleare, etj, është një vendimi më se i drejtë. Ne duhet ta mbështesim së bashku dhe jo ta luftojmë atë.
Pyetje: A do të jetë ky projekt një investim italian , apo dhe qeveria shqiptare do të marrë pjesë në këtë investim?
Kryeministri Berisha: Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin tim . Kanë qenë gjithnjë dy opsione. Opsioni që të bisedoj me qeveritë e vendeve fqinje dhe ta ndërmarrim së bashku këtë projekt. Në këtë rast qeveria është e gatshme të marrë pjesë me buxhetin e saj.
Rikthimi i mikut tim Berluskoni në pushtet në Itali ka rikthyer edhe qëndrimin pro nuklear. Dhe unë mirëpres çdo bashkëpunim me qeverinë italiane në këtë fushë. Në rast se qeveritë nuk janë të interesuara qeveria shqiptare nuk mendoj se do ta ndërmarrë me buxhetin e saj iniciativën për ndërtimin e termocentralit nuklear, por do ti hapë dritën jeshile sektorit privat por të ndërtuar një të tillë në standardet më të mira. Ky është qëndrimi im.