Mbyllet me sukses prokurimi i parë publik elektronik
Agjencia e Prokurimit Publik njofton përmbylljen me sukses të prokurimit të parë publik elektronik.
Prokurimi elektronik është sfida e radhës së Qeverisë Shqiptare në fushën e prokurimeve publike. Shëmbullin e parë dhe mjaft të suksesshëm në këtë drejtim e dha Koorporata Energjitike Shqiptare (KESH), në procedurën e prokurimit ”Kerkese per propozim” me objekt: “Realizimi i sherbimit postar ekspres nderkombetar” . Pas disa fazave të procedurës së prokurimit, të zhvilluara në përputhje me ligjin ”Për prokurimin publik”, në datën 20.05.2008 janë njoftuar ofertuesit për klasifikim e ofertave dhe ofertuesi i skualifikuar për skualifikimin e ofertes së tij. Sot ishte afati i fundit i paraqitjes së ankesave dhe asnjë subjekt pjesëmarrës nuk ka pasur asnjë ankese në lidhje me procesin e prokurimit.