Shoqata "Tirana". transparencë për punimet në shesh
Shoqata "Tirana" ka protestuar përpara bashkisë së kryeqytetit, për të kërkuar transparencë për punimet që po kryhen për rehabilitimin e sheshit "Skënderbej". Me pankarta në duar, anëtarët e kësaj shoqate kërkuan përfaqësim të mendimit të tyre si dhe gjetjen e zgjidhjes për qytetarët autoktonë, të cilët preken nga ndërtimi i sheshit. Punimet e nisura vetëm pak javë më parë kanë shkaktuar një debat të gjerë në rang ekspertësh, lidhur me arkitekturën dhe urbanistikën. Po kështu, ekspertët kanë kritikuar bashkinë edhe për mungesën e një plani për trafikun në këtë zonë, pasi lëvizja e automjeteve në qendër do të ndërpritet brenda pak ditësh.