E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: Vendet arabe të mbështesin palestinezët



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton u bëri thirrje vendeve arabe të bëjnë më shumë perpjekje në mbështetje të palestinezëve. Klinton tha se arabët duhet t'i shtrijnë dorën Izraelit, dhe të pushojnë së armatosuri militantët në mënyrë që planet për paqe të vihen në jetë në Lindjen e Mesme. Në një fjalim në Komitetin Hebraik Amerikan, Klinton i ripërsëriti akuzat e Shteteve të Bashkuara se Siria e ka furnizuar me armatim Hezbollahun në Liban, dhe se presidenti i sirian, Bashar al-Asad po "merr vendime që mund të nënkuptojnë luftë apo paqe për rajonin".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›