Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh ngushellimi familjes se te ndjerit Sali Tivari . Ne kete mesazh thuhet: "Me hidhërim e dhimbje të thellë mora lajmin e hidhur të vrasjes nÃ
Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh ngushellimi familjes se te ndjerit Sali Tivari . Ne kete mesazh thuhet:
"Me hidhërim e dhimbje të thellë mora lajmin e hidhur të vrasjes në detyrë, të njeriut tuaj të dashur.
Në këto momente të vështira për ju, si Kryeministër, por dhe si mik personal i të ndjerit Sali Tivari, më lejoni të shpreh solidaritetin tim me Ju dhe Komunitetin Musliman në Shqipëri, si dhe angazhimin tim për zbulimin dhe vënien përpara ndëshkimit ligjor të dorës mëkatare, që ndau nga ju të dashurin tuaj, Sali.
Duke ju shprehur ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme, shpreh bindjen se emri dhe puna e Sali Tivarit do të kujtohen gjithmonë."