E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferencë shtypi e zëdhënësit të Kryeministrit Zëdhënësi i Kryeministrit Aldrin Dalipi ka dalë sot përpara gazetarëve në një konferencë për shtyp, ku deklaroi: Dje me 18 Shtat

Konferencë shtypi e zëdhënësit të Kryeministrit

Zëdhënësi i Kryeministrit Aldrin Dalipi ka dalë sot përpara gazetarëve në një konferencë për shtyp, ku deklaroi:

Dje me 18 Shtator Shqipëria është bërë pjesë e "Proçesit të Bolonjës" me nënshkrimin nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës ne Gjermani të "Deklarates se Bolonjes".

Nënshkrimi i kësaj deklarate nga Shqipëria i hap rrugë një proçesi integrues në zonën europiane të arsimit të lartë.

Deklarata e Bolonjës e cila është iniciuar në vitin 1998 nga ministrat e arsimit të 4 vendeve europiane dhe përkatësisht Anglisë, Francës Gjermanisë dhe Italisë, ka përfshirë edhe vende të tjera të kësaj zone dhe gradualisht ka fokusuar të gjithë përpjekjet e këtyre vendeve për të krijuar një zonë europiane të arsimit të lartë.

Ky hap nxit bashkëpunimin midis sistemit të lartë të këtyre vendeve, lëvizshmërinë e studentëve dhe të stafit akademik nëpërmjet universiteteve të vendeve të ndyshme europiane. Kjo do të thotë që një student mund të kryej një pjesë të studimeve në një universitet dhe t'i vazhdojë ato në një universitet tjetër të Europës, duke çuar në këtë mënyrë edhe në njohjen reciproke të diplomave.

Realizimi i kësaj lëvizshmërie bëhet i mundur kur universitetet e zonës europiane kanë struktura dhe cilësi të përafërta dhe sistem unik vlerësimi (Sistemi i Krediteve). Ky është një proçes i cili përkon me përpjekjet e qeverisë shqiptare në rrugën e reformimit të sistemit arsimor.

Në këtë drejtim "Deklarata e Bolonjës" ka qenë objekt diskutimi pothuajse në të gjithë strukturat e çdo universiteti shqiptar dhe tashmë disa degë të universiteteve si: Elektronika, Inxhinieria e Telekomunikacioni, Informatika dhe dy degë të Universitetit Bujqësor po funksionojnë sipas kërkesave të kësaj deklarate. Afati përfundimtar i këtij proçesi është viti 2010, ku sistemi i lartë i vendeve europiane duhet të jetë i gatshëm për integrimin e plotë në këtë sistem.

Duhet thënë se nënshkrimi i Deklaratës së Bolonjës nuk ishte një proçes i thjeshtë dhe formal. Nga Qeveria shqiptare janë marrë angazhime serioze dhe janë organizuar veprimtari me ekspertë të huaj dhe të vendit. Një vit më parë në muajin nëntor, në Tiranë është organizuar konferenca për Deklaratën e Bolonjës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›