U miratua akti normativ "Për miratimin e fondit për partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore 2003". Për përmbushjen e detyrimit ligjor, të përcaktuar në nenin 145 të ligj
U miratua akti normativ "Për miratimin e fondit për partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore 2003".
Për përmbushjen e detyrimit ligjor, të përcaktuar në nenin 145 të ligjit "Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", për financimin e partive politike të regjistruara në zgjedhje, Këshilli i Ministrave, me angazhimin optimal për zbatimin e këtij detyrimi ligjor, ka parashikuar që fondi rezervë t'i japë KQZ-së një fond prej 60 000 000 lekësh për t'ua ndarë partive politike, pjesëmarrëse në këto zgjedhje.
Fillimisht për këtë fond u hartua një projektligj, por kalimi i tij në Kuvend nuk u mundësua për shkak të periudhës zgjedhore.
Sa më sipër, Këshilli i Ministrave detyrohet të ushtrojë kompetencën për nxjerrjen e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, sipas nenit 101 të Kushtetutës. Ushtrimi i kësaj kompetence kushtëzon tërheqjen e projektligjit nga proçedurat miratuese të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke i hapur rrugë financimit të partive politike menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Në këtë kuadër u miratua vendimi "Për tërheqjen e projektligjit "Për miratimin e fondit për partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore, 2003".