E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëdhënësi i Kryeministrit Aldrin Dalipi zhvilloi sot një konferencë për shtyp, në lidhje me hapat e ndërmarra nga Kryeministri dhe Qeveria për realizimin e një procesi zgjedhor të ndershë

Zëdhënësi i Kryeministrit Aldrin Dalipi zhvilloi sot një konferencë për shtyp, në lidhje me hapat e ndërmarra nga Kryeministri dhe Qeveria për realizimin e një procesi zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe demokratik në të gjithë territorin.
Ai bëri për shtypin këtë deklaratë:
Nepermjet ketij komunikimi desheroj t'ju informoj per hapat e nderrmare nga Kryeministri dhe qeveria ne permbushje te angazhimeve kushtetuese dhe ligjore si dhe ne funksion te realizimit te nje procesi zgjedhor te ndershem te lire dhe demokratik ne te gjithe territorin.
Nepermjet nje urdheri te posacem(dt.5.9.2003)Kryeministri i ka kerkuar ministrive dhe gjithe institucioneve te tjera te administrates publike qe gjate procesit elektoral per organet e qeverisjes vendore te 12 Tetorit te veprojne ne perputhje me Kushtetuten Kodin Zgjedhor dhe me vendimet e udhezimet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Sipas ketij akti institucionet e siperpermenduar detyrohen te marrin masa per te garantuar gjate zhvillimit te zgjedhjeve respektimin e parimeve te pergjithshme te moscenimit te ketij procesi te cilat jane: -per nje votim te lire, -te fshehte dhe te drejperdrejte, -per barazine e votes, -mosdiskriminimin ne votim, dhe lirine per propagande zgjedhore te ligjshme, parime keto te sanksionuara ne kushtetuten e shqiperise.
Gjithashtu persa i perket ceshtjes te fondeve te partive politike qe marrin pjese ne zgjedhjet vendore sqaroj se qeveria ka miratuar vendimin perkates qe ne daten 5 Shtator 2003 per propozimin e projekt ligjit "Per miratimin e fondit per partite politike, pjesemarrese ne zgjedhjet vendore 2003" vendim i cili i eshte derguar nga zyra e sekretarit te pergjithshem te keshillit te ministrave ne daten 9 shtator 2003, Kuvendit te Shqiperise per miratim.
Mer kete rast ne emer te Kryeministrit dhe qeverise siguroj te gjithe faktoret pjesemarres ne kete proces zgjedhor duke perfshire edhe publikun se dhe ne ardhmen ne do te vazhdojme te jemi te angazhuar per te respektuar institucionin e rendesishem te zgjedhjeve, si garanci per te ecur perpara ne rrugen e progresit, dhe forcimit te demokracise ne Shqiperi, ne rrugen e reformave integruese drejt strukturave euroatlantike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›