Konfindustria: BSH të vendosë qetësinë në tregun valutor
“Konfindustria, gjykon se është pikërisht rasti i duhur për ndërhyrjen në treg të Bankës së Shqipërisë, sepse zhvleftësimi i ditëve të fundit të “Lek-ut” vjen në masën më të madhe nga shkaqe psikologjike dhe nuk mbështetet në të dhënat dhe treguesit kryesore të ekonomisë shqiptare. Pavarësisht pasojave të krizës globale dhe problematikës së brendshme të gjithë treguesit kryesore makroekonomike nuk mbështesin shkallën e zhvleftësimit të monedhës kombëtare, që ka ndodhur ditët e fundit”, thuhet në njoftim nga ky institucion.
Sipas Konfindustrisë goditja e dhënë së fundmi monedhës kombëtare “Lek” në pjesën më të madhe për arsye të mirëfillta psikologjike, po jep shenja se i ka hapur rrugë edhe spekullimeve në tregun valutor me pasoja të rënda për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare.
Konfindustria, njëkohësisht me kërkesën për ndërhyrjen sa më të shpejtë të Bankës së Shqipërisë për qetësimin e kursit të këmbimit të “Lek” me monedhat e huaja, kërkon nga vendimarrësit politike, por edhe nga media të tregohen tepër të kujdesshëm dhe profesionale në qëndrimet dhe pasqyrimet e tyre publike për çështje të tilla të ndjeshme. “Në kushtet kur kriza globale ka prekur ekonominë shqiptare, krijimi i panikut psikologjik në uljen e besueshmërisë e biznesit dhe qytetarëve në monedhën kombëtare do të ishte me pasoja të paparishikueshme për stabilitetin makroekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare”, vijon deklarata.
Gjithashtu-sipas Konfindustrisë - është domosdoshmëri, që sa më shpejt institucionet përkatëse të përpunojnë sa më shpejt një plan të hollësishëm për të rritur besimin e qytetarëve dhe të biznesit në monedhën kombëtare, për ti bindur për të mos rënë pre e spekulimeve monetare mjaft të pranishme në gjendjen e panikut psikologjik. Duhet të sqarohet deri në fund për biznesin dhe qytetaret se ishte pikërisht qënia e monedhës kombëtare “LEK” një nga asetet dhe mjetet më të çmuara të ekonomisë shqiptare, që ka ndikuar dhe do të vazhdoj të ndikoj në zbutjen e pasojave të krizës globale, të ndjerë shumë rëndë në vendet e tjera.